Lifestyle

Fakte rreth Ditës së Shën Valentinit!

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 14 February 2020

Shën Valentini është një shenjtor i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt. Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë.

Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës.

Ditta e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune.

Femrat blejnë rreth 85 për qind të dhuratave për Shën Valentin.

Mësuesit marrin më shumë kartolina për Shën Valentinin, ndjekur nga fëmijët, nënat, gratë, të dashurat dhe kafshët.

Dhurata më e bukur e Shën Valentinit është Taxh Mahali, e ndërtuar prej perandorit mysliman Shah Xhahan, për nder të gruas së tij të vdekur.

Çdo Shën Valentin, në Verona të Italisë, në ballkonin e Zhulietës dërgohen një mijë letra dashurie.

220.000 mijë propozime për martesë bëhen zakonisht çdo Shën Valentin.

Në Amerikë, 64 për qind e meshkujve nuk bëjnë plane për Shën Valentin me të dashurat e tyre jashtë martesës.

Rreth 110 milionë trëndafila të kuq dhe një miliard çokollata shiten dhe dërgohen gjatë tri ditëve para festimit të Shën Valentinit.

Të tjera