Lajme

Fajon: Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet – të ulen dhe të diskutojnë për propozimin e BE-së për normalizim të raporteve

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 16 January 2023

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të diskutojnë për propozimin e BE-së për normalizim të raporteve.

Fajon ka thënë se nuk bënë të ketë eskalim të situatës në veri të Kosovës.

“Gjithmonë kam thënë që Kosova duhet të përpiqet për normalizim e marrëdhënieve, nuk bënë të bëhet ekslaimi i situatës andej dhe duhet të fillojnë negociatat që të flasin për propozimin e BE-së që e kanë në tavolinë për normalizimin e marrëdhënieve ”, ka thënë Fajon.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se Sllovenia mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Fajon ka thënë se zgjedhjet që pritet të mbahen në veri duhet të jenë të ndershme e të lira.

“Ne duam që jeta të bëhet sa më e thjeshtë për të gjithë qytetarët. Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan. Kemi nevojë për një Ballkan dhe Kosovë të fortë”, ka thënë Fajon.

Kryediplomatja sllovene ka shtuar se me ministren Gërvalla kanë folur edhe për bashkëpunimin e dyanshëm mes dy shteteve.

Ajo shtoi se Sllovenia mbetet mike e Kosovës dhe se e mbështet rrugën euroatlantike të sajë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera