Fahrije Hoti nga ‘Gratë e Krushtës’: Pasi shpëtuan punëtoret s’dua ndihma
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 15 September 2019
Javën e kaluar një incident ka ndërprerë punën e grave të Koperativës Bujqësore “Krusha”. Një pjesë e fabrikës së tyre ishte kapluar nga zjarri. Përkundër kësaj, vullneti i tyre ishte i madh për të vazhduar prodhimin e produkteve të tyre, sa nuk pranuan as ndihma nga shumë qytetarë të Kosovës.
Për të diskutuar për këtë, punën e koperativës, prodhimtarinë, sfidat, përkrahjen e institucioneve karshi tyre, viktimat e Krushës dhe të pagjeturit, e ftuar për këtë javë në intervistën 45/45 në KosovaPress, ishte drejtoresha e Koperativës bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti.
Hoti tregon në detaje incidentin dhe mënyrën si e ka kapluar zjarri fabrikën e tyre, teksa thotë se dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha.
“Gjatë kohës së zierjes së ajvarit ka dal një aksident, ka marrë kallje fabrika. Kur e kanë pa punëtorët veç tym e flakë, por fatbardhësisht momentet kur e kanë pa tymin qytetarët e Krushës e kanë fikur për pak orë. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Jemi në fluksin e prodhimit, në pjesën e përpunimit të ajvarit dhe pak me vështirësi e kemi marrë vetën. Motivi i grave ka qenë aq i fort sa pas shuarjes së zjarrit kanë filluar me punë… jashtëzakonisht shumë na ka penguar, tash sa kemi qenë në atë fazën e përpunimit të ajvarit dhe na ka stagnuar. Ka qenë pak ma e keqe që konsumatorët që vijnë vite me radhë kanë pas mungesë të ajvarit dhe s’kemi pas mundësi me u furnizuar me ajvar”, thotë ajo.
Duke folur për refuzimin e ndihmave që iu kishin ofruar për të rindërtuar njërën pjesë të fabrikës, Hoti thotë se ndihma ma e madhe që ka marrë është shpëtimi i punëtoreve që ishin duke punuar në atë kohë.
“Në moment prej stresit dhe prej asaj kur e pash që gratë kanë shpëtuar dhe vetëm objekti është dëmtuar, kam thanë nuk dua ndihmë. Kam marrë vendimin që nuk dua ndihmë, pasi ndihma ma e madhe prej Zoti ka qenë që më kanë shpëtuar punëtoret. Po mandej të nesër e kam pa që edhe një pjesë e fabrikës që është djegur e ka pas vlerën e madhe. Boll qytetarët e Kosovës e kanë ndihmuar koperativën, kanë ble produktet tona, kanë konsumuar dhe unë jam falënderues. Sa i përket dëmit që ka ndodhur ajo është më shumë obligim i Qeverisë së Kosovës se sa i qytetarëve”, thotë ajo.
Drejtoresha Hoti foli edhe për punën e Koperativës, stafin, eksportin e produkteve të tyre në vende të ndryshme evropiane dhe ndihmën e institucioneve karshi tyre.
“Shtetet jashtë Kosovës që merren me eksport e kemi kryesisht Zvicrën, Gjermanin, këtë vit kemi marrëveshje me Austrinë, Suedinë, Italinë por jemi në bisedime edhe me ShBA-të…gratë e Krushës nuk janë kanë veç gra, por kanë qenë edhe burra që janë munduar prej hiçit me bërë diçka me mbajt familjen me mbijetuar. Me kalu dhimbjen, vuajtjen. Unë shumë herë e kam thanë që kjo Koperativë është themeluar me lot dhe gjak…këtë vit kemi aplikuar në Ministrinë e Bujqësisë shpresoj që do të na përkrahin, kemi bërë zgjidhje edhe të objektit, por të ardhmen besoj që nuk do të na refuzojnë, besoj që do të na ndihmoj ministria edhe pse s’kemi aplikuar prej vitit 2005, kemi aplikuar në vitin në vitin 2008-2010 kemi marrë nga një mikrogram të vogël, shpresoj që ardhmen të na dalin në ndihmë pak më tepër”, deklaron drejtoresha Hoti.
Përveç punës së tyre, drejtoresha e Koperativës “Krusha”, shprehi dhimbjen që kanë për personat e pagjetur në Krushë dhe neglizhencës e shtetit në këtë drejtim.
“Në Krushë janë mbi 200 njerëz të vrarë dhe 64 të pagjetur. Jemi mbi 140 gra të veja të moshës së ndryshme dhe një numër i madh i fëmijëve pa prind. Ajo që më shumë na preukupon në këtë kohë është fati i personave të pagjetur. Veç kanë kaluar njëzet vite, neve familjarëve me plotë kuptim them që asgjë s’është bërë për ta, as për familjet e personave të pagjetur…asgjë s’kanë bërë. Janë 20 vite që neve familjarëve na mungojnë personat e pagjetur, ndoshta nuk janë të prekur indirekt. Ne flejmë dhe qohemi që të marrim një lajm pavarësisht, ose një adresë që familjarët të kenë dijeni për varrin ose një informacion të saktë ku është varri i familjarit të vet. Unë e vlerësoj që njëzet vjet lufta nuk është bërë trysni ndaj Beogradit për gjetjen e personave të pagjetur. Me plot kuptimin e fjalës them që asgjë nuk është bërë…unë kisha kërkua nga institucionet e Kosovës që mos të shkojn ë vet me përfaqësuar personat e pagjetur në dialog me Serbinë, por të marrin familjarin me veti se ku janë personat e pagjetur, të kërkohet kërkim falja dhe të kthehet dëmi që është bërë”, thotë Hoti.
Të tjera
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...