‘Fadil Vokrri’, gati për ta bërë historinë

Autori: Gazeta inFokus
12:00 | 20 November 2018
E marta do të jetë historike për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Përballja me Azerbajxhanin nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve, do të përcaktoi fatin e “Dardanëve” në rrugëtimin drejt Evropës.
Por, është ndeshja e parë që Përfaqësuesja e Kosovës, do ta zhvillojë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kohën e dimrit. Test ky për Federatën e Futbollit të Kosovës për të dëshmuar para UEFA-s se gjithçka është në rregull me stadiumin e vetëm të licencuar për ndeshje ndërkombëtare.
Zëvendës Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti ka deklaruar për gazetën inFokus se përkundër motit të ftohtë që po mbretëron në vend, gjithçka ëshët gati për ndeshjen.
“Kemi bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen, gjithçka është në funksion, jemi duke u kujdesur për secilin detaj, dhe presim që gjithçka të jetë konform rregullave”, është shprehur Ahmeti.
Ai tregon se po monitorohet gjithçka, në mënyrë që mos të ketë ndonjë lëshim eventual.
“Të gjithë sektorët e stadiumit janë në funksion dhe ne vazhdimisht jemi duke e përcjellë situatën që të evitojmë çdo problem eventual”, ka thënë Ahmeti për gazetën inFokus.
Ai është i bindur se ndeshja në të cilën vlerësohet se Kosova ka gjasa të mira për t’u kualifikuar tutje, në gjysmëfinale të kësaj lige nuk do të ketë telashe.
Në bazë të rregullave, ‘Dardanët’ do të mund të kualifikohen për më tutje në Ligën e Kombeve, duke mos pësuar humbje nga ekipi mysafir. Pra fitorja dhe barazimi e dërgon Kosovën tutje.
Ndërkohë ekipi mysafir do të mund të kalonte më tej vetëm më një fitore eventuale ndaj djelmoshave të Kosovës.
Këtë ndeshje do ta drejtojnë gjyqtarët francez në krye me gjyqtarin kryesor, Benoit Millot, asistent të tij do të jenë, Mehdi Rahmouni , Bertrand Jouannaud, asistentët prapa portave, Frank Schneider, Karim Abed. Kurse gjyqtar i katërt do të jetë, Benjamin Pages.
Kujtojmë që Përfaqësuesja e Kosovës është i vetmi ekip në Ligën e Kombeve pa asnjë humbje.
Interesimi për ketë ndeshje është jashtëzakonisht i madh nga kosovarët, ku vetëm për pak kohë janë shitur të gjitha biletat për duelin e nesërm. /Gazeta inFokus.
Autori: Granit KOCI

Të tjera
-
Policia arreston dorasin e dyshuar për vṛḁsjen në Vushtrri
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar B.D., 19-vjeçar, si i dysh...
-
Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin për motin në Ko...
-
Abdixhiku nga Podujeva: Takoj, falënderoj – me njerëzit e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me qy...
-
E trishtë: Ky është i riu që mbeti i vrḁṛë në Vushtrri, del fotografia e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur ...
-
E rëndë: Ky është burri që mbeti i theru*r në Mitrovicë
Një përleshje mes disa personave ka përfunduar me therje me thikë mbrëmjen e ...
-
Osmani pas triumfit të “dardanëve”: Kosovë, vazhdo të shkëlqesh kudo
Kombëtarja e Kosovës ka shkruar sonte histori, duke e fituar edhe duelin e kt...
-
Policia jep detaje për vṛḁsjen në Vushtrri
Një inicdent me të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 20:35, ku si...
-
111 mjekë braktisën Kosovën në vitin 2024
Gjatë vitit 2024 nga Kosova janë larguar 111 mjekë. Sipas Pleurat Sejdiut,...
-
Një këndvështrim ndryshe për diasporën shqiptare: Punëtorë, të suksesshëm dhe krenaria e atdheut
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka ndarë një përjetim personal nga vizitat që po bën ...
-
Ky është 18-vjeçari që mbeti i vrḁṛë në Vushtrri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku një person është gjetur...
-
Dalin pamje të reja nga vendi ku dyshohet se mbeti një i vrḁrë në Vushtrri
Një person dyshohet se është vrarë mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrri...
-
Vushtrri: Pamje nga vendngjarja, një person i shtrirë në tokë
Një person dyshohet se është vrarë mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrri...