Sport

“Fadil Vokrri” arenë e finales se Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 24 May 2019

Sonte me fillim prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Trepça ’89 që eliminoi Vëllaznimin dhe Feronikeli që mënjanoji Ballkanin janë skuadrat që do të luajnë finalen e madhe të Kupës.

Feronikeli e fitoj titullin kampion dhe ka siguruar parakualifikimet në Ligën e Kampionëve, kurse Trepça ’89 sonte do të mundohet të triumfoj për të dalë sërish në Evropë, kësaj here në Evropa Ligë.

-Advertisement-

Në rast triumfi të skuadrës nga Drenasi, atëherë në Evropa Ligë do të luaj skuadra e Prishtinës që doli nënkampion i Superligës.

Nga analist të ndryshëm sportiv Nikli shihet favorit absolut pasi ka cilësi e futbollistë më më përvojë, por mbetet të shihet sonte se cila skuadër do ta ngritë trofeun e dytë më të rëndësishëm në Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera