Lajme

Fadil Syleviqi flet për fotografinë me të arrestuarin e parë të speciales, Salih Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 24 September 2020

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa është i arrestuari i parë i speciales.

Ai u morr mëngjesin e kësaj të enjte e u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Pas publikimit të këtij lajmi ishte Milaim Zeka që postoj një fotografi të tashmë të arrestuarit Mustafa me ish-hetuesin policor Fadil Syleviqin.

-Advertisement-

Zeka derisa ka thënë që Mustafa akuzohet për disa vrasje gjatë luftës dhe të paktën një vrasje të pasluftës të një zyrtari të lartë të LDK-së, ka publikuar fotografinë e tij me Syleviqin duke thënë që ka gjasa se arrestime të ketë edhe në ditët në vijim.

E për këtë fotografi për Express ka folur vet Syleviqi, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë që fotografia në fjalë është një vit e vjetër.

“Ajo fotografi është një vit e vjetër sigurisht, mezi e identifikova cili është ai vend. Është foto shumë e vjetër. Nuk kam koment diçka lidhur me të”, thotë ai, teksa shton se sa i përket Speciales nuk ka pasur kontakt me Mustafën.

“Unë në atë drejtim nuk kam pasur kontakte”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke mos dashur të flas më shumë ka treguar që nuk ka pas ftesë nga specialja Syleviqi.

“Këto janë personale, nuk jam për me u prononcu, thjesht nuk kam ftesë, këtë mundem me thanë me tepër jo”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera