Lajme

Fadil Nura me akuza të rënda: Po përdoret policia për t’i penguar tubimet e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 14 September 2021

Policia e Kosovës ka gjobitur të premten Partinë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, për shkak të një tubimi të mbajtur në Rezallë të Skënderajt.

Policia e ka arsyetuar dënimin me shkeljen e masave anti-covid nga ana e kësaj partie.

Por, Fadil Nura që është kandidat i PDK-së për Skenderaj ka thënë se policia po vepron njëanshëm, shkruan gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ai madje ka thënë se policia po përdoret qëllimshëm për ta penguar PDK-në në tubimet e saj.

“Ndaj kësaj gjobe munden me na liru si subjekt politik, pasi kjo nuk është hera e parë. Është duke u përdor fatkeqësisht policia për me na pengu. Kjo është tendencioze. Është e vërtetë që tubimet janë të mëdha por distanca dhe çdo masë tjetër respektohet dhe është jashtë në natyrë”, ka thënë Nura për Infokus.

Ndaj rastit të djeshëm kandidati për kryetar të Skenderajt ka thënë se nuk është mirë i informuar, por që ka informacione se mbas tubimit policia ka dal në vendin e ngjarjes.

“Nuk jam saktë i informuar për gjobë, por e di që policia mbas takimit kanë shku në vendim ku është mbajt tubimi. Sikur kanë shku edhe në Kllodernicë, krejt kjo është një farë tendence në mënyrë joparimore dhe është e një anshme”, ka thënë Fadil Nura për Gazetën Infokus.

Para disa ditësh, Basri Durmishi, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të policisë në Skenderaj me kërkesë, siç thuhet të Bekim Jasharit, kryetar i këtij qyteti në mënyrë që ky i fundit ta ketë më të lehtë kontrollin mbi policinë e Kosovës. Jashari e pati mohuar ndikimin e tij për shkarkimin e Durmishit. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera