Fadil Nura jep detaje ekskluzive: Bisedova me Sveçlën në telefon, ekipet e FSK-së nuk erdhën në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus
16:11 | 20 January 2023
Në në intervistë ekskluzive për Gazetën Infokus, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se ekipet e ushtrisë së Kosovës që janë të trajnuar për raste emergjente siç ishin vërshimet e djeshme në këtë komunë, nuk iu përgjigjen thirrjes së tyre.
Nura ka thënë se ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme të qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla i cili i ka thënë atij që të bëjë kërkesën për këto ekipe.
Mirëpo pavarësisht thirrjes së tij, ai ka thënë se është dërguar vetëm një ekip i zhytjes dhe jo ekipet e FSK-së që janë të trajnuar për raste të tilla emergjente.
LEXO EDHE: Albin Kurti injoroi Skenderajn pas vërshimeve, reagon Fadil Nura dhe ka një mesazh për kryeministrin
“Ndërsa sa i përket ekipeve të FSK-së, realisht unë kam komunikuar me ministrin e brendshëm, më ka thirrë më ka thënë bëje një kërkesë, çështje procedurash, unë e kam bërë kërkesën me kohë, kanë qenë një ekip i FSK-së ekip i veçantë i zhytjes, mirëpo përndryshe trupat që do të duhej të ishin me një rast emergjent, faktikisht nuk i janë përgjigjur thirrjes, nuk e di arsyen pse. Por edhe një është e sigurt, vërshime të tilla nuk mbahen në mend komunën e Skenderajt. Edhe të moshuar në Skenderaj që kanë më shumë se 80 vite kanë deklaruar se vërshime të tilla në Skenderaj nuk ka pasur asnjëherë”, ka thënë Nura për Infokus.
Ndërsa në Skenderaj sipas Nurës vazhdon të jetë një gjendje e rëndë dhe ka deklaruar se ende gjendet në terren, duke u dalë në ndihmë familjeve në nevojë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...