Lajme

Fadil Lepaja i shkruan kryeprokurorit për SHIK-un

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 03 October 2019

Fadil Lepaja, i përmendur si pjesë e ish Shërbimit Informativ të Kosovës, ka reaguar pas publikimit të një dokumenti i cili pretendohet si kontratë pune mes Glauk Konjufcës tani pjesë e Vetëvendosjes dhe Kadri Veselit, i cili drejtonte këtë shërbim pas luftës në Kosovë.

Ai ka ftuar kryeprokurorin e shtetit të hetoj menjëherë vërtetësinë e këtij dokumenti, në të cilin Lepaja përmndet si dhëshmitarë në rastin e rekrutimit të Konjufcës në këtë shërbim.

Fadil Lepaja ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës ndërsa ky dokument është falsifikuar për qëllime elektorale.

-Advertisement-

“Ju ftoj që, urgjentisht, qysh sot, të fillojë procedura, të bëhet ekspertizë dhe zhvillohen hetimet e nevojshme për të konstatuar se kush e ka prodhuar dhe kush qëdron prapa këtij “dokumenti” të falsifikuar që është shpërndarë tinëzisht, e së fundmi edhe përmes mediave, duke keqpërdorur kështu emrin tim dhe duke shpifur për prezencën time në ngjarje për të cilat në asnjë mënyrë nuk jam në dijeni”, ka shkruar Lepaja në llogarinë e tij në facebook.

Lexojeni të plotë reagimin e Fadil Lepajës:

I nderuar z. Kryeprokuror,
duke vepruar menjëherë, ju e mbroni qytetarin e Kosovës dhe e parandaloni krimin jo vetëm elektoral.
Duke qenë se emri im përmendet në kontekst të një pohimi për z. Konjufca, të cilin unë në asnjë mënyrë nuk mund të dëshmoj, sepse nuk jam në dijeni, unë e përsëris me përgjegjësi morale e penale, për pjesën ku emri im përmendet, se ky është një dokument i falsifikuar dhe përmbajtja është një shpifje për të cilën duhet të konstatohet autori (apo autorët) dhe i njejti të përgjigjet penalisht.

Njëkohësisht, ju ftoj y. Kryeprokuror Publik i Republikës së Kosovës, që për shkak të tendencës që ky falsifikat dhe këto shpifje të keqpërdoren në funksion të fushatës parazgjedhore, të reagoni menjëherë, për të pamundësuar që dëmi të bëhet dhe falsifikatorët dhe shpifësit të përfitojnë nga kjo.

Me respekt
Fadil Lepaja

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera