Lajme

Fadil Berjani rizgjidhet në krye të Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 28 June 2022

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës për të zgjedhur organet drejtuese të kësaj shoqate për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar, përcjell GazetaBlic.

Procesi zgjedhor me votim të fshehtë për zgjedhjen e organeve drejtuese të shoqatës, rezultoi me ri-zgjedhjen e Fadil Berjanit si kryetar i kësaj shoqate për të tretën herë radhazi.

Kompanitë anëtare të kësaj shoqate, me shumicë votash përkrahën punën e Berjanit gjatë viteve që lamë pas duke ia besuar udhëheqjen e SHQNGL edhe për katër vjetët e ardhshëm.

-Advertisement-

Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme u nominuan edhe tre anëtarë të tjerë të shoqatës për përfaqësim në organet drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera