Lajme

Fadil Beka i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 15 October 2019

Fadil Beka, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, njëherit njihet edhe si kirurgu i UÇK-së i cili në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve, është i ftuari i radhës nga Gjykata speciale.

Këtë e ka bërë vetë Beka përmes një postimi në facebook, shkruan gazeta inFokus.

 “Për shkak të interesimit tuaj të madh, ju njoftoj se dje kam marrë një ftesë për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Hagës”, ka shkruat Beka

-Advertisement-

Beka tutje është shprehur se lufta e popullit tonë e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë.

Postimi i plotë:

Për shkak të interesimit tuaj të madh, ju njoftoj se dje kam marrë një ftesë për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Hagës. Tashmë dihet se lufta e popullit tonë e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe këtë fakt nuk mund ta devijojë askush.
Ju faleminderit për interesimin tuaj dhe mbështetjen morale!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera