Auto&Tech

Facebook u jep përparësi lajmeve lokale në ‘News Feed’

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 30 January 2018

Në një postim të ri, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, shkruan se kompania po bën një seri të përditësimeve për të treguar cilësi më të lartë dhe përmbajtje të besuar, duke përfshirë ekspozimin e përdoruesve në lajme lokale.

Një prej synimeve të Zuckerbergut për vitin 2018 është që të sigurohet se Facebook mbetet vërtetë në misionin e tij për të ndihmuar lidhjen e njerëzve dhe kjo lëvizje pasohet nga një seri postimesh në lidhje me rolin që luan Facebook në demokraci dhe angazhim qytetar.

“Studimet sugjerojnë se leximi i lajmit lokal lidhet drejtpërdrejt me angazhimin qytetar. Njerëzit të cilët e dinë se çfarë po ndodh rreth tyre, kanë më shumë gjasa të përfshihen duke ndihmuar të bëjnë ndryshime ” shkruan Zuckerberg, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

Ky lajm vjen mes ndryshimeve të fundit në ‘News Feed’ që kanë për qëllim t’u japin përparësi më shumë lajmeve ‘të besueshme, informative dhe lokale’ nga ‘burimet e besuara’.

Javën e kaluar, Facebook njoftoi se do të përdorë të dhëna nga sondazhet e përdoruesve rreth burimeve të lajmeve të besueshme që ata gjejnë për të informuar algoritmin e ‘News Feed’.

Kompania ka shtyrë më parë që të japë lajmeve lokale lajmeve më shumë burime, si qasje të lirë në mjetin e matjes sociale ‘Crowd Tangle’.

Një studim i ‘Parsely’, gjeti se Facebook me shumicë dominon mënyrën e jetesës dhe trafikun e lajmeve argëtuese, ndërsa Google kryesisht udhëheq me lajmet e biznesit, teknologjisë dhe sportit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera