Uncategorized

Facebook thotë se e bllokoi faqen e kryeministrit Izraelit, Netanyahu, ky vazhdon postimet

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 12 September 2019

Rrjeti social Facebook, njoftoi se ka pezulluar faqen e kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Kjo për shkak siç u tha, të politikës së kompanisë që lidhet me gjuhën e urrejtjes, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, të enjten Facebook njoftoi se e kanë bllokuar faqen për 24 orë.

-Advertisement-

Përmes faqes së kryeministrit Izraelit u bëhej thirrje votuesve që të parandalojnë krijimin e një qeverie të përbërë “nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”.

E kjo deklaratë ngjalli zemërim tek opozita izraelite.

Por, Netanjahu, për radion Izraelite, “Kan Reshet Bet”, tha që nuk ishte ai autor i poistimit dhe se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr, shkruan gazeta inFokus.

Këto deklarata kanë ardhur në prag të zgjedhjeve në atë shtet, të cilat do të mbahen javën që vjen.

Megjithatë, pavarësisht këtij njoftimi të Facebook, faqja zyrtare e kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu, po vazhdon postimet./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera