Auto&Tech

Facebook nuk do të lejojë reklama politike një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 04 September 2020

Gjiganti i medias sociale Facebook njoftoi se do të ndalojë reklamat politike një javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA.

Shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg në llogarinë e tij në rrjetin social njoftoi vendimin si pjesë e masave kundër ndërhyrjes zgjedhore.

Ai deklaroi se është i shqetësuar se me vendin e ndarë në masë të madhe dhe rezultatet e zgjedhjeve që potencialisht duhen ditë ose edhe javë për t’u finalizuar, mund të ketë një rrezik në rritje të trazirave civile në gjithë vendin.

-Advertisement-

“Këto zgjedhje nuk do të jenë zgjedhje si zakonisht dhe prandaj të gjithë kanë përgjegjësi për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha Zuckerberg.

Zuckerberg tha se për shkak të pamjaftueshmërisë së kohës për t’iu përgjigjur pretendimeve një javë para zgjedhjeve, rrjeti social nuk do të lejojë reklamat politike, ndërkohë që nëse ndonjë kandidat ose ekipi i tij shpall fitoren para daljes së rezultateve, atëherë postimi i tij do të etiketohet me paralajmërim se rezultatet ende nuk janë publikuar.

Zuckerberg po ashtu tha se do të fshihen postimet që pretendojnë se njerëzit që do të dalin të votojnë do të infektohen me COVID-19./AA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera