Facebook është në telashe
Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 19 February 2018
Facebook, kolosi prej dy miliardë përdoruesish që pikërisht mbi të dhënat i ka ngritur themelet e tij, ndodhet përballë një vështirësie ligjore që mund të shkaktojë një efekt zinxhiror shumë të madh. Dhe pasojat e mundshme të të cilit janë të pallogaritshme. E gjitha nis nga një vendim i një gjykate në Berlin, që në fakt i jep një shuplakë të fortë lëvizjeve aktuale mbi të dhënat personale që aplikohen prej Facebook-ut. Një gjykatës gjerman, pas kërkesave të një shoqate konsumatorësh (VZBV), ka vendosur që do të jetë e mundur të regjistrohesh në rrjetin social të Mark Zuckerbergut edhe pa asnjë detyrim për të ofruar të dhënat personale autentike.
Domethënë – kush dëshiron të regjistrohet me një nofkë të rreme mund ta bëjë. Dhe nuk do të konsiderohet më kushte, që përmbahet në kushtet e përgjithshme të rrjetit social, sipas të cilës kompania me seli në Menlo Park mund t’u japë kompanive të treta të dhënat personale dhe imazhin e profilit. Vendimi i gjykatës berlineze i ka shpallur të pavlefshme tetë kushte të kushteve të përgjithshme dhe pesë parakushte. Për momentin nuk është zbardhur ende dhe kolosi ka bërë të ditur se do ta apelojë këtë vendim. Por përshtypja është që në Berlin ka re të zymta për Facebook-un.
“Facebook i fsheh preferencat që nuk favorizojnë mbrojtjen e privatësisë në qendrën e vet private, pa dhënë informacione të mjaftueshme për këtë gjatë regjistrimit të përdoruesve”, ka thënë avokati i shoqatës së konsumatorëve, Heiko Duenkel. Një zëdhënës i kompanisë së Zuckerbergut ka përsëritur angazhimin maksimal për të respektuar rregullat, edhe duke pasur parasysh diktatin e ri normativ evropian që vjen në pranverë.
“Po punojmë për të garantuar që linjat tona udhërrëfyese të kuptohen lehtësisht dhe që shërbimet e ofruara nga Facebook të pajtohen me ligjet”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ndërkohë ka shkaktuar shumë debate kopertina e të përjavshmes amerikane ‘Wired’, kushtuar pikërisht Facebook-ut, që paraqet një Mark Zuckerberg me fytyrë të dëmtuar pas një ndeshje boksi. Një metaforë e cila përmbledh dy vitet e fundit – 24 muaj në të cilët Facebook ka përfunduar shumë herë në qendër të polemikave. Gjithçka nisi me zgjedhjet në SHBA, që u fituan nga Trump si dhe famëkeqen ‘Russiagate’ – episode që e zhvendosën vëmendjen tek fenomeni i lajmeve të rreme. Më pas algoritmi i ri, që penalizon lajmet. Dhe në fund, shifrat e fundit, që tregojnë rënie të kohës që përdoruesit kalojnë në platformë, si dhe largim drejt rrjeteve të tjera. Për dy vitet e fundit, artikulli i Wired përcakton një vijë kohore precize, që nisi në mars 2016 me largimin e Benjamin Fearnow, një prej gazetarëve që merrej me ‘Trending Topics’. Fearnow kishte përshkruar për ‘Gizmodo’ një mjedis ku “lajmet me orientim konservator hiqeshin sistematikisht”. Më pas, në qershor të po atij viti, akuzat e Rupert Murdoch që e sheh Facebook-un si një kërcënim për ekzistencën e medias. Dhe më tej historitë e tjera – deri tek ‘Russiagate’, me pranimin e Zuckerberg dhe algoritmin e ri. Një duel prej ringu, ku Zuckerbergu ka luftuar me shumë kundërshtarë.
Ndërkohë, pikërisht në orët e fundit, një tjetër kërcënim vjen prej kolosit të reklamave ‘Unilever’. Kompania e dytë më e madhe në botë u ka bërë të ditur Facebook-ut dhe Google-it se do të ndalë reklamimin në platformat e tyre, nëse nuk bëjnë më shumë për të luftuar lajmet e rreme.
Sa për të krijuar një ide, vitin e kaluar kompania ka investuar 9 miliardë dollarë në Facebook.
Dy kolosëve u kërkohet të rrisin transparencën, për të mbrojtur të miturit nga përmbajtje të rrezikshme.
“Duke qenë një prej kompanive kryesore të reklamave në botë, nuk mund të kemi një mjedis ku klientët tanë nuk i besojnë atyre që shohin online”, thuhet në një mesazh të Keith Weed, shefi i marketingut të kompanisë.
“Unilever nuk do të investojë në platforma apo mjedise që nuk mbrojnë fëmijët tanë, apo krijojnë ndarje në shoqëri dhe nxisin zemërim e urrejtje. Do i japim përparësi vetëm investimeve në platforma të përgjegjshme që janë të angazhuara të krijojnë një ndikim pozitiv në shoqëri”, shtoi ai.
Nga njëra anë, Facebook duhet të luftojë lajmet e rreme. Nga ana tjetër është detyruar nga një gjykatë që të pranojë përdorues me të dhëna false. Një patate e nxehtë domethënë. /Bota.al
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...