Auto&Tech

Facebook bllokon parti e politikanë, ja emrat

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 20 April 2019

Facebook ka bllokuar shumë individë dhe organizata të së djathtës ekstreme në Britaninë e Madhe, të cilat “nxisin urrejtjen”.

Bllokimi përfshin Partinë Kombëtare Britanike, ish-liderin Nick Griffin, Lidhjen e Mbrojtjes Angleze dhe Frontin Kombëtar.

Në listë është edhe Britania e Parë, e cila ishte bllokuar më parë, por veprimi i fundit do ndalojë ndihmën e saj nga shërbimet e firmës amerikane. Kompania Facebook ka marrë këtë vendim sepse politikanët dhe Partitë politike ishin përfshirë në një mision që nxisnin dhunën dhe urrejtjen.

-Advertisement-

“Individët dhe organizatat që përhapin urrejtjen, sulmet dhe bëjnë thirrje për përjashtimin e të tjerëve nuk kanë vend në Facebook”, shtoi rrjeti gjigand në një deklaratë, përcjell Ora.

 

Ndalimi përfshinë:

Partinë Kombëtare Britanike dhe ish-liderin Nick Griffin

Britaninë e Parë, liderin Paul Golding and ish-deputeten Jayda Fransen

Liga Angleze e Mbrotjes dhe themeluesin Paul Ray

Fronti Kombëtar dhe lideri Tony Martin

Jack Renshaë, një neo-nazist që bëri komplot për të vrarë një deputet të Partisë Laburiste

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera