Fabrikë gjermane për prodhim tankesh në Ukrainë?
Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 07 March 2023
“Panther” konsiderohet si një nga tanket më moderne në botë, që prodhohet nga koncerni gjerman Rheinmetall. Kompania tani dëshiron të hapë një fabrikë tankesh në Ukrainë.
Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall po negocion me autoritetet në Kiev për hapjen e një fabrike për prodhimin e tankeve në Ukrainë. Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Armin Papperger, tha se bisedimet me Ukrainën janë “premtuese” dhe se shpreson që një vendim do të merret së shpejti, “në dy muajt e ardhshëm.”
“Fabrika e Rheinmetall mund të ndërtohet në Ukrainë me kosto prej rreth 200 milionë euro”, tha Papperger, duke shtuar se një fabrikë e tillë “do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 400 tanke të tipit Panter në vit”.
Kreu i Rheinmetall është i bindur se fabrika në Ukrainë mund të mbrohet edhe nga sulmet ajrore ruse, sepse një fabrikë e tillë mund të jetë edhe objektiv i sulmeve ruse me raketa.
Koncerni Rheinmetall po negocion me autoritetet në Kiev për hapjen e një fabrike për prodhimin e tankeve në UkrainëKoncerni Rheinmetall po negocion me autoritetet në Kiev për hapjen e një fabrike për prodhimin e tankeve në Ukrainë
Papperger pretendon se aleatët e Kievit aktualisht po dërgojnë armë të mjaftueshme për të mbrojtur Ukrainën. Por kjo sasi armësh nuk është e mjaftueshme që Ukraina të rimarrë territoret e saj të okupuara nga Rusia. Sipas tij, Ukrainës i duhen nga 600 deri në 800 tanke për të fituar luftën. Edhe nëse Bundeswehr-i (ushtria gjermane) do t’i jepte Kievit të gjitha 300 tanket që ka në dispozicion, nuk do të mjaftonte për të fituar këtë luftë, vlerësoi Paperger dhe shtoi se koncerni Rheinmetall është duke punuar me kapacitet të plotë për të plotësuar kërkesat.
“Lufta ka të ngjarë të zgjasë me vite”, theksoi Papperger.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dekaloi së fundi se Berlini vazhdon të zgjerojë ndihmën e tij ushtarake për Kievin. Si shembull, ai përmendi vendimin për të furnizuar Ukrainën me mjete luftarake të këmbësorisë Marder, me tanket luftarake Leopard 1 dhe Leopard 2, si dhe me pajisje të tjera të domosdoshme për luftë.
Tanku Leopard 2 Tanku Leopard 2
Aktualisht, ushtarët ukrainas po vazhdojnë stërvitjen për përdorimin e tankut “Leopard 2”. Berlini do të dërgojë gjithsej 18 tanke të tilla në Kiev. Siç është raportuar më parë, shuma e ndihmës që Gjermania i ka ofruar ose i ka garantuar Ukrainës, që nga shkurti i vitit 2022, është mbi 14 miliardë euro. Në këtë shumë nuk janë të përfshira vetëm ndihmat ushtarake, por edhe ndihmat humanitare dhe financiare./DW
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...