Sport

Fabio Coentrao: Real Madridi nuk është klub për gjithkënd

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 17 November 2020

Ish futbollisti i Real Madridit, Fabio Coentrao ka thënë që Real Madridi është klubi më i mirë në botë, shkruan Gazeta inFokus.

Mbrojtësi portugez, që ishte pjesë e madrilieneve për shtatë vite dhe fitoj 15 tituj atje, ka deklaruar që është shumë krenar për periudhën e tij të kaluar atje.

“Më është dashur të shkoja në klubet e tjera për ta dëshmuar punën time dhe pastaj iu bashkova Real Madridit, klubit më të mirë në botë.

-Advertisement-

Por ky klub nuk është për gjithkënd. Unë i kalova shtatë vjet atje. Në mes të asaj periudhe m’u ripërtëri kontrata. I fitova 15 tituj atje. Kjo flet vetë dhe më bën krenar”, ka thënë 32 vjeçari.

Contrao aktualisht është pjesë e Rio Ave, klubit ku e nisi karrierën si futbollist./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera