Sport

FA Cup, eliminohet Liverpooli

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 27 January 2018

Liverpooli është eliminuar nga FA Cup, pasi u mposhtë 2:3 në Anfield nga WBA-ja.

West Bromwich Albion e ka eliminuar Liverpoolin nga FA Cup, duke e mposhtur 2:3 midis “Anfield”.

Vendasit e nisën mirë sfidën, duke realizuar për 1:0 përmes Roberto Firminos, që shënoi një gol tejet të bukur. Mysafirët reaguan shumë shpejtë, duke shënuar në minutat 7’ dhe 11’ për 1:1 dhe 1:2, golashënues ishte Jay Rodriguez.

Pas këtyre dy golave të shpejtë, mysafirët ishin afër edhe të tretit, por VAR ia mohoi diçka të tillë, ndërsa në anën tjetër teknologjia ndihmoi Liverpoolin të fitojë një penalti të cilën e humbi Firmino, rasti ideal për të dërguar shifrat në 2:2.

-Advertisement-

Pas humbjes së kësaj penaltie, WBA-ja shënoi edhe njëherë në Anfield dhe pavarësisht diskutimeve me teknologjinë, kësaj radhe u pranuar goli, që ishte në fakt autogol nga Joel Matip 45’, për 1:3 në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Liverpooli u mundua me të gjitha forcat që t’i kthejë gjërat në favorin e saj, por krejt çka arritën ishin goli i Mohamed Salah në minutën e 78’të, për rezultatin përfundimtar 2:3, duke u eliminuar kështu nga FA Cup.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera