Sport

F1, Mercedes rinovon me Bottas edhe për vitin 2018

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 13 September 2017

Mercedesi dhe Valtteri Bottas do të jenë bashkë edhe në Botërorin e Formulës 1 të vitit 2018. Lajmin e zyrtarizoi vet skuderia gjermane, nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetit.

Valtteri Bottas, i cili në fillim të këtij viti u transferua nga Willliams te Mercedesi, e kishte kontratën me skuadrën kampione të botës deri në fund të sezonit aktual.

Paraqitjet e tij mjaft të mira të deritanishme i kanë bindur drejtuesit e Mercedesit që t’i ofrojnë rinovimin e kontratës edhe për sezonin e ardhshëm. Në 13 garat e zhvilluara, Valtteri Bottas ka mundur të grumbullojë 197 pikë dhe gjendet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, pas Leëis Hamilton dhe Sebastian Vettel.

-Advertisement-

Në këtë sezon, piloti 28-vjeçar ka arritur të fitojë dy gara, Çmimin e Madh të Rusisë dhe atë të Austrisë, ka rejgistruar dy “pole position” në Bahrein dhe Austri, e është ngjitur 9 herë në podium, duke barazuar rekordin e tij të shënuar në karrierë përpara këtij sezoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera