Sport

F1, McLaren me motorët e vet në vitin 2021?

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 08 September 2017

McLaren po mendon që të garojë me motorët e tij në Botërorin e Formulës 1, duke nisur që nga viti 2021.

Bashkëpunimi mes skuderisë britanike dhe Hondës nuk po shkon mirë dhe prej kohësh po flitet për shkëputjen mes këtyre dy kompanive, me McLarenin që kërkon të furnizohet me motorë nga Renault, ndërkohë që në ditët e fundit është shfaqur edhe opsioni i krijimit të motorit të tij pas 4 vitesh.

Vet Zack Brown e ka pranuar këtë mundësi, pas përfundimit të Çmimit të Madh të Italisë.

-Advertisement-

“Duam të shohim sesi do të jenë motorët e rinj të Formulës 1 në vitin 2021, për të vendosur nëse do të krijojmë motorët tanë, apo do të vendosen rregulla të tjera”, tha Brown. “Por tani, ajo që duhet të bëjmë është që të fokusohemi te 3 vitet që do të vijnë, e të zgjidhim problemet tona sa më shpejt të jetë e mundur. Mendoj se Formula 1 do të ndryshojë në mënyrë pozitive, duke filluar nga viti 2021, pasi do të ketë reduktim të buxhetit, një rishpërndarje tjetër të të ardhurave dhe rregulla të reja për motorët”, vijoi më tej ai.

Brown theksoi se, për McLarenin nuk është aspak e vështirë të krijojë motorin e tij, pasi është një proces që e ka bërë edhe më parë, por shtoi se është e nevojshme që kjo skuderi të dijë më parë se çfarë do të ndodhë përpara së të ndërmarrë këtë hap.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera