Lajme

Exit-Polli për Gjilanin, ja kush do të jetë kryetar i ri i kësaj komune 

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 14 November 2021

Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet për balotazh në 21 komunat e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë ka dalur edhe Exit-Pollit i parë për komunën e Gjilanit, ku në garë janë Alban Hyseni i LVV-së dhe Lutfi Haziri i LDK-së.

Sipas Exit-Pollit të RTV Dukagjinit, kryetar i ri i Gjilanit do të jetë Alban Hyseni i LVV-së, i cili pritet të marrë 52.1% të votave, kurse Lutfi Haziri i LDK-së do të marrë 47.9%.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur me 17 tetor, Alban Hyseni kishte dalë i pari duke u votuar nga 19.057 qytetarë apo 44.71%, kurse Lutfi Haziri u rendit i dyti, duke marrë 18.546 vota apo 43.51%./Gazeta inFokus/

 

Të tjera