Lajme

Evropianët gjithnjë e më pak po iu besojnë vaksinave

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 19 June 2019

Sipas një hulumtimi botëror për qëndrimet e njerëzve ndaj shkencës, banorët e Evropës kanë filluar ta humbin besimin në efektin e vaksinave.

Vetëm 59 për qind e banorëve të Evropës Perëndimore dhe 50 për qind e banorëve të Evropës Lindore mendojnë se vaksinat janë të sigurta. Në nivel botëror, mesatarisht 79 për qind e njerëzve besojnë në sigurinë e vaksinave.

Bazuar në të dhënat e këtij hulumtimi, 84 për qind e njerëzve besojnë se vaksinat janë efektive dhe 92 për qind e pjesëmarrësve kanë thënë se fëmijët e tyre janë të vaksinuar. Sidoqoftë, pavarësisht kujdesit të mirë shëndetësor dhe sistemit të zhvilluar të edukimit, besimi në vaksina është në nivel të ulët në disa pjesë të Evropës.

-Advertisement-

Përndryshe, në disa shtete evropiane ka pasur rritje të madhe të numrit të rasteve të fruthit, pikërisht për shkak të ngurrimit të prindërve për t’i vaksinuar fëmijët e tyre.

Dr.Heidi Larson, drejtoreshë e Projektit për Besim në Vaksina në Shkollën Londineze të Higjienës, tha se rrjetet sociale janë duke ndikuar në shtimin e shqetësimeve te njerëzit lidhur me sigurinë e vaksinave.

Sipas të dhënave të marra nga 140 mijë njerëz në pjesë të ndryshme të botës, ekziston një lidhje e qartë mes besimit të njerëzve ndaj mjekëve, infermierëve dhe shkencëtarëve dhe besimit të tyre në sigurinë e vaksinave, shkruan “The Guardian”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera