Lajme

Evropa i rikthehet opsionit të vjetër për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 17 July 2024

Evropa i ka kthyer sërish sytë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Kjo sepse zhvillimet e fundit gjeopolitike në botë e kanë detyruar t’a rishqyrtojë opsionin, i cili ishte shfuqizuar që prej fillimit të viteve ’90.

Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, në Evropë u rikthye debati për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me shumë vende që nisën të shqyrtonin nëse aplikimi i tij do të përforcojë sigurinë kombëtare. Ndërkohë që buxhetet për mbrojtjen janë tkurrur, gatishmëria dhe aftësia e ushtrive evropiane për t’iu përgjigjur edhe kërcënimeve tradicionale janë vënë në dyshim.

Mes atyre që kanë rivendosur shërbimin e detyrueshëm në vitet e fundit janë Letonia, Lituania dhe Suedia. Ndërsa Qiproja, Greqia, Turqia, Zvicra, Danimarka, Estonia, Finlanda dhe Norvegjia nuk e kanë pezulluar kurrë atë, raporton EuroNews.al.

-Advertisement-

Vende si Austria ofrojnë një zgjedhje mes shërbimit ushtarak dhe atij civil, një model ky që mund të jetë më i realizueshëm nga vende të tjera, që ndodhen në pozitë të vështirë për shkak të pasojave sociale dhe politike të një shërbimi të detyrueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera