Lajme

Evidentohen mbi 150 deponi ilegale të mbeturinave

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 04 September 2018

Let’s Do It Kosova njofton se sot ka filluar me hartizimin e deponive ilegale të mbeturinave në të gjithë Kosovën.

Vetëm sot, sipas kumtesës, vullnetarët nga Ta Pastrojmë Kosovën kanë evidentuar më shumë se 150 lokacione të deponive ilegale të mbeturinave në rajonin e Pejës, Prizrenit, Ferizajt e Gjakovës, transmeton Koha.net.

Hartizimi që po bëhet përmes Aplikacionit TrashOut, do të përfshijë brezin rrugor të rrugëve magjistrale.

-Advertisement-

Posa të përfundojë puna në terren e ekipit, Let’s Do It Kosova do të njoftojë për numrin e saktë të të gjitha deponive të evidentuara.

Përmes kësaj komunikate, Let’s Do It Kosova fton të gjithë qytetarët që të raportojnë për deponitë ilegale të mbeturinave që shohin përmes aplikacionit për iPhone dhe Android, TrashOut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera