Sport

Evertoni e turpëron Manchester Unitedin

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 21 April 2019

Evertoni e ka shkatërruar Manchester Unitedin duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0, në ndeshjen e zhvilluar në “Godinson Park” në Liverpool, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ishte humbja me e thellë e Djajve të Kuqë, që kur drejtimin e skuadrës e mori skocezi Ole Gunnar Solskjaer.

Golat për Evertonin i realizuan Richarlison, Sigurdsson, Digne dhe Walcott.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore Evertoni renditet i shtati me 49 pikë, ndërsa Unitedi më këtë disfatë mbetet i gjashti me 64 pikë, duke rrezikuar seriozisht pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera