Sport

Everton dhe Arsenal nuk heqin dorë nga Zaha, por C.Palace kërkon një “mal” me para

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 06 December 2019

Hapja e merkatos në janar rikthen edhe problemet me të ardhmen e Wilfried Zaha. Verën e kaluar lojtari dhe drejtuesit patën një përplasje pasi nuk e lejuan sulmuesin të largohej duke pretenduar një shumë marramendëse për kartonin e tij.

Me merkaton e dimrit që po afron, agjenti Federico Pastorello kërkon nga klubi që të tregohen të arsyeshëm për ta lënë të lire Zaha që të gjejë një ekip të ri teksa Everton dhe Arsenal janë në gjurmët e lojtarit.

Për kartonin e 27-vjeçarit të dy klubet e interesuara ofrojnë deri në 50 milionë euro ndërsa nga ana tjetër Crystal Palace e vlerëson të paktën 70-80 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera