Lajme

Evakuohet familja 14 anëtarëshe në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 17 September 2022

Shtëpitë e lagjes Berkoc të Gjakovës, mëngjesin e së shtunës u përmbyten nga uji.

Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre me anije me ndihmën e e zjarrfikëseve.

“Kur jena zgju e kena pa ujin tani kanë ardh me na hjek me anije” ,ka thënë një banorë.

-Advertisement-

Pasi u larguan nga shtëpitë banorët janë në hallë se ku do ta kalojnë natën.

“Vallahin nuk e di kërkush mrena nuk të len” ka thënë tutje.

Se ku do ta bëjnë gjumin këtë mbrëmje nuk dihet pasi ndonjë zgjidhje tani për tani nuk u ka ofruar as komuna.

“Nuk kemi për momentin qendër te evakuimit” ka thënë Haxhi Sejdiu, kryetar i drejtorisë se Emergjencave Gjakovë.

Këta thonë se do ta vendosin nëse është nevoja, por këtë krizë po e cilësojnë si afat shkurte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera