Evakuohen nëntë familje në Gjakovë për shkak të vërshimeve
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 17 September 2022
ër shkak të vërshimeve, nëntë familje me së paku 80 anëtarë janë evakuuar në Gjakovë, thanë të shtunën nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.
Këto familje, nga fshati Brekoc, janë strehuar përkohësisht në një lokacion tjetër. Në këtë fshat, një lagje të banuar kryesisht me romë, është vërshuar tërësisht për shkak të rritjes së nivelit të Lumit Erenik bëri të ditur Nehat Koqinaj, zëdhënës i Agjencisë për Menaxhim Emergjent.
Duke iu referuar gjendjes në Gjakovë, Koqinaj tha se situata aktualisht është nën kontroll dhe Agjencia ka kërkuar mbështetje edhe nga niveli qendror për sanimin e situatës.
Për shkak të reshjeve të shiut, që nisën në orët e para të 17 shtatorit, vërshime janë rapotuar edhe në Rahovec.
Autoritetet kanë bërë të ditur se nga vërshimet nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Radion Evropa e Lirë se në Gjakovë dhe Rahovec ka disa shtëpi dhe makina të dëmtuara.
“Ka vërshime në qytetin e Gjakovës dhe në disa fshatra të Rahovecit. Deri më tani, janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe komunat respektive. Deri më tani nuk kemi ndonjë raport se dikush ka pësuar përveç dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, pra ka dëme në disa rrugë, automjete dhe në disa shtëpi, nëpër bodrume”, tha Elezaj.
Elezaj më vonë tha se kanë nisur pastrimin e disa rrugëve, duke shtuar se edhe një rrugë në Malishevë është bllokuar dhe e njëjta po pastrohet nga mbeturinat.
“Situata ka qenë pak më e rënduar në Gjakovë dhe Rahovec. Në Malishevë ka pasur vetëm një rrugë të bllokuar, tash veçse po bëhen përpjekjet që të pastrohet rruga nga mbeturinat. Ndërkaq, në Gjakovë përveç policisë dhe autoriteteve komunale, janë angazhuar edhe zjarrfikësit. Disa rrugë kanë qenë më të rënduara për shkak të mbledhjes së ujërave. Disa rrugë veçse janë pastruar. Rrugët nacionale nuk kanë qenë të bllokuara asnjëra”, tha ai.
Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha për Radion Evropa e Lirë se një pjesë e madhe e fshatrave të kësaj komune janë prekur nga vërshimet.
“Aktualisht gjendja është e qetë, reshjet janë ndërprerë, mirëpo dëme ka të jashtëzakonshme. Jemi në terren duke e inspektuar gjendjen. Ka dëme në ekonomi familjare, dëme në bujqësi, në infrastrukturë publike, në të gjitha”, tha Morina për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, në rrjetet sociale janë publikuar fotografi nga rrugët e vërshuara të Gjakovës dhe Rahovecit, ku shihen edhe makina pothuajse të mbuluara nga uji.
I gjithë vendi të shtunën është përfshirë nga moti me shi dhe shkarkime rrufesh.
Të tjera
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...
-
Pamjet tmerrüese: Dënohet me 15 vite burg arsimtari që püthi nxënësen në Deçan
Me 15 vite burg e asnjëherë më kthim apo ligjërim në shkollë është dënuar, ar...
-
Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq ka sugjeruar...
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...
-
15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e...
-
Kurti: I ftoj qytetarët t’ia ndërpresin mandatin kryetarëve në veri, nëse mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 2...
-
KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimi...
-
Ambasada e ShBA-së në Kosovë i publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka publikuar numrat ku viktim...
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...