Eurostat: Maqedonia vonohet me regjistrimin e popullsisë
Autori: Gazeta inFokus
14:43 | 07 July 2017
Republika e Maqedonisë tashmë pesë vite vonohet me zbatimin e regjistrimit, ndërsa ky nuk është operacion politik, por statistik dhe duhet të zbatohet vetëm me persona, të cilët gjatë kryerjes së regjistrimit do të gjenden në territorin e Maqedonisë dhe nuk janë më shumë se një vit jashtë Maqedonisë. Ky është rekomandimi i Zyrës evropiane për statistikë (Eurostat), që për MIA-n e transmetoi Pjeter Everaers, drejtor i bashkëpunimit ndërkombëtar të Eurostatit. Sipas këtii eksperti nga trupi më i lartë për operacione statistike në Evropë, metodologjia për zbatimin e regjistrimit është e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe nuk guxon të jetë lëndë e tregtimit politik dhe shtrembërimit të parimit dhe mënyrës së kryerjes, ndërsa me realizimin e çfarëdo qoftë qëllimeve të tjera që nuk kanë lidhje me një operacionin klasik statistik, sepse regjistrimi i këtillë në të ardhmen nuk do të pranohet nga ana e Eurostatit.
Siç njofton korrespondenti i AIM, nga Luksemburgu, në lidhje me atë që Republika e Maqedonisë nuk është në mundësi që të zbatojë regjistrim të popullatës tashmë 15 vite dhe nëse kjo është sipas standardeve të Eurostatit ose 15 vite është tepër vonë, Everaer thotë se normalisht, regjistrim i popullatës dhe shtëpive kryhet në çdo dhjetë vite. “Sektori statistik i KB-së (UNSD) i udhëheq programet botërore për regjistrim të popullatës dhe shtëpive, ndërsa programi i ardhshëm për regjistrim i përket vitit 2020. Në mënyrë të ngjashme dhe në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare të UNSD-së, por edhe Komisionit Evropian të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), Eurostat e definon programin evropian për regjistrim dhe kërkon me rregullativë nga vendet-anëtare të BE-së t’i paraqesin të dhënat për popullatë dhe shtëpi në çdo dhjetë vjet”, theksoi ai.
Sipas interpretimeve politike të vonesës në zbatimin e regjistrimit në Republikën e Maqedonisë, arsyet janë se si të zhvillohet regjistrimi, ndërsa më këtë cilat janë rregullat kryesore të Eurostatit për zbatimin e regjistrimit, bashkëbiseduesi nga kreu i Zyrës evropiane për statistika thotë se rregullativat evropiane për programet për regjistrim definojnë një përmbledhje të temave dhe variableve që nevojiten për regjistrim të popullatës. Derisa këto rregullativa kryesisht i përshkruajnë të dhënat e nevojshme, para se gjithash në lidhje me daljen, sipas Everaers, metodologjia dhe grumbullimi i të dhënave duhet në bazë të jenë në pajtim me rekomandimet për “Regjistrimin e popullatës dhe të shtëpive për vitin 2020”, siç është konfirmuar nga ana e Konferencës së statisticientëve evropianë (CES). Megjithatë, Eurostat ka rregulla të standardizuara për zbatimin e regjistrimit dhe drejtori i Zyrës evropiane për statistikë mohon se regjistrimi mund të zbatohet sipas dëshirave politike dhe marrëveshjeve në vendet evropiane, e çka më tej vetëm do të pranohet nga ana e Eurostat-it.
“Në përgjithësi, rrethimi politik dhe statistik duhet të jenë të ndarë kur bëhet fjalë për çështje metodologjike. Parim i përgjithshëm i pavarësisë profesionale, sipas Kodit për punë të statistikës evropiane, tregon se shfrytëzuesit kyç, siç janë shfrytëzuesit në administratën publike, duhet të këshillojnë për të dhënat e nevojshme, respektivisht çfarë të dhëna mblidhen. Ndërsa, Enti shtetëror për statistikë duhet në mënyrë të pavarur dhe në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare të vërtetojë metodologji për grumbullimin e të dhënave të nevojshme, respektivisht për mënyrën se si të grumbullohet të dhënat”, decid Pjeter Everaers.
Më konkretisht, drejtori për bashkëpunim ndërkombëtar i Eurostatit flet për atë se cila është periudha e qëndrimit që një person duhet të ketë në territorin e vendit ku bëhet regjistrimi, çfarë ndodh me ata shtetas që janë jashtë vendit dhe punojnë jashtë tij dhe se sa kohë duhet që një person të jetë jashtë ose në vend, që të përfshihet në regjistrim. Sipas Everares, rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara të Evropës (UNECE) edhe regjistrimet evropiane e konfirmojnë metodologjinë e përllogaritjes të popullatës së zakonshme të banorëve sipas vendit të banimit të zakonshëm.
“Por, si rregull i përgjithshëm, popullata e zakonshme e banorëve është përcaktuar nga ata persona që kanë vend të zakonshëm qëndrimi në vend në kohë referuese banimi dhe jetojnë ose kanë qëllim që të jetojnë aty për një periudhë prej të paktën 12 muajsh. Kjo përfshin edhe personat që konsiderohen përkohësisht të papranishëm, ndërsa janë përcaktuar si “persona që zakonisht jetojnë në vendin e regjistrimit, por mungojnë ose pritet që të jenë të papranishëm në kohën referuese për një periudhë më pak se 12 muaj”. Kjo është e kundërta me ata persona të cilët konsiderohen si përkohësisht të pranishëm, që nënkupton persona që nuk jetojnë ose që pritet të jetojnë në vendin e regjistrimit të paktën 12 muaj në vendin e regjistrimit dhe ata nuk duhet që të konsiderohen si pjesë e popullatës të zakonshme të banorëve”, është decid eksperti i Zyrës Evropiane të Statistikës.
Në këtë kontekst, drejtori Everaers i referohet rekomandimeve 392 dhe 408 nga Rekomandimet e përgjithshme për regjistrim të popullatës dhe banimit për vitin 2020 të Divizionit statistikor të Komisionit Evropian të KB-së (UNECE) ndërsa të miratuara nga Konferenca e statisticientëve (CES) në vitin 2015. Në këtë rast, në rekomandimin 392 citohet se “Vendi i banimit të zakonshëm është vend gjeografik ku personi i regjistruar e kalon pushimin e tij ditor, i vlerësuar në periudhë të caktuar kohore, duke përfshirë edhe kohën referuese të regjistrimit. Rekomandimi 408, ka të bëjë me nëpunësit kombëtarë ushtarakë, marinarë dhe diplomatë dhe familjet e tyre që janë jashtë vendit dhe për ta, sipas këtyre rekomandimeve të përgjithshme të KB-së, duhet që të zbatohen dy rregullat e mëposhtme për klasifikim:
– Nëse qëndrojnë jashtë vendit të paktën 12 muaj ose nuk kanë ndërmend që të kthehen në vendin e nisjes (edhe pse kthehen në vend gjatë 12 muajve) ata duhet që të regjistrohen në “vend virtual” (ekstra rajon) të vendit të nisjes.
Pjeter Everaers konfirmon edhe se Eurostat ka parim dhe mund drejtpërdrejtë të angazhohet me ekspertët e vetë në zbatimin e regjistrimit në një shtet, si për shembull në Maqedoni, jo vetëm në pjesën e përgatitjes për të njëjtën dhe jo edhe në zbatimin e tij të drejtpërdrejtë në terren. Ai thotë se mandati i Eurostat për grumbullimin e të dhënave nga vendet-anëtare të BE-së është definuar me rregullat e tij për çdo fushë statistikore, por se përmes procesit të zgjerimit të BE-së, Eurostat ka mandat të bashkëpunojë me vendet kandidate dhe kandidatët potencial për rritje graduale të harmonizimit me rregullativën evropiane në sferën e statistikës.
“Më konkretisht, në lidhje me regjistrimet për popullatën dhe vendbanimet, Eurostat menaxhon me projekte për ndihmë teknike që t’ju ndihmojë vendeve nga procesi i zgjerimit, ndërsa përmes Grupit teknik koordinativ i ndjek përgatitjet për regjistrim të popullatës dhe vendbanimit. Para fillimit të vetë regjistrimit, Eurostat gjithashtu ka organizuar edhe Operacione ndërkombëtare për monitorim për vendet që kanë treguar interes për një monitorim të tillë. Përmes Operacioneve ndërkombëtare për monitorim, Eurostat mund ta ndjekë dhe për kthim ta konfirmojë cilësinë dhe paanshmërinë e punës së përfunduar për regjistrimin e popullatës te organizatat dhe institucionet ndërkombëtare”, thotë drejtori për bashkëpunim ndërkombëtare i Eurostat.
Njëri prej njerëzve në krye të Zyrës evropiane për statistikë, sqaron edhe si edhe kur Eurostat e njeh regjistrimin në shtetin evropian si legjitim edhe sipas standardeve të tij. Sipas tij, fillimisht duhet të kufizohen vendet-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera, siç janë vendet në proces të zgjerimit, midis të cilave edhe Maqedonia. Për vendet-anëtare të Unionit, Evervaers thotë se të dhënat nga regjistrimi, si dhe të dhënat nga të gjitha fushat tjera statistikore i ndjekin definicionet e qarta dhe të harmonizuara për variablat që duhet të paraqiten dhe meta-të dhënat adekuate dhe raportet për cilësi.
Ai thotë se të dhënat e paraqitura janë lëndë e kontrolleve të standardizuara për validim. “Për vendet nga procesi i zgjerimit, megjithatë, gjegjësisht ata që na kanë ftuar, Eurostat ka organizuar Operacione dnërkombëtare për monitorim për ta lehtësuar dhe siguruar zbatimin e regjistrimit në pajtim me rekomandimet ndërkombëtare dhe rregullativat evropiane dhe me këtë edhe në pajtim me parimet që paraprakisht i përmenda. Kjo është siguruar me vlerësim të detajuar të cilësisë së punës në çdo fazë kryesore të zbatimit të regjistrimit të popullatës, nga përgatitjet, deri te rinumërimi, përmes grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave, si dhe zgjerimi i tyre”, sqaron Eurostat.
Në fund, kryesori i Zyrës evropiane për statistikë për Maqedoninë dhe vendet tjera nga “bashkëpunimi ndërkombëtar” i Eurostat, në lidhje me shtetin e Maqedonisë thotë se Eurostat i ka ndjekur përgatitjet dhe fazat e hershme nga regjistrimi paraprak në vitin 2011, ndërsa numërimi nuk ishte ndërprerë. Megjithatë, drejtori Everaers shton se Eurostat nuk ka zbatuar studim të detajuar fizibil për regjistrimin e ardhshëm që pritet në Maqedoni. “Por, Eurostat i ndjek planet dhe përgatitjet për regjistrimin e ardhshëm përmes aktiviteteve të tyre të rregullta për bashkëpunim statistikor me Entin shtetëror për statistikë. si dhe përmes Grupit teknik koordinativ paraprakisht të theksuar”, përfundon drejtori për bashkëpunim ndërkombëtar i Eurostat, Pjeter Everaers.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























