Europë, gazi rus kthehet mbrapsht për të gjashtën ditë me radhë
Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 26 December 2021
Gazsjellësi Yamal-Evropë, që normalisht furnizon me gaz Evropën Perëndimore, po e kthen tashmë atë mbrapsht drejt Polonisë për të gjashtën ditë me radhë. Njoftimin e bëri sot operatori gjerman i rrjetit të furnizimit, Gascade.
Matjet të djelën tregojnë se lëvizja e gazit në tubacion, e matur në pikën Mallnow në kufirin Gjermani-Poloni, po ndodhte drejt lindjes, në territorin polak, me një volum prej 1.2 milionë kilowatt në orë. Të dhënat gjithashtu tregojnë se kompania ruse e eksportimit të gazit, Gazprom, nuk kishte rezervuar për të hënën kapacitetin për tranzitin e eksportit nëpërmjet tubacionit Yamal-Evropë.
Kompania gjermane Gascade, e cila merr gazin rus dhe e transporton atë brenda Gjermanisë, është në pronësi të kompanisë WIGA, një sipërmarrje e përbashkët e Gazprom-it dhe kompanisë Wintershall DEA. Kjo e fundit është në bashkëpronësi të grupit gjerman të kimikateve BASF dhe atij rus LetterOne.
Rusia tha këtë javë se kthimi mbrapsht i gazit në tubacione nuk ishte një lëvizje politike, megjithëse përkon me rritjen e tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit mbi Ukrainën, dhe ka rritur çmimet në nivele rekord.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Gjermania po ia rishet gazin rus Polonisë dhe Ukrainës, në vend që të lehtësojë tregun me çmime tepër të larta. Ai fajësoi importuesit gjermanë të gazit për kthimin mbrapsht të gazit dhe për çmimet stratosferike.
Ministria gjermane e Ekonomisë ka refuzuar të komentojë akuzat e zotit Putin. Kompanitë importuese të gazit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të bëra nga agjensia e lajmeve Reuters.
Të dhënat e operatorit sllovak të gazsjellësit Eustream tregojnë se kapaciteti i rrjedhës së gazit rus nga Ukraina drejt Sllovakisë, përmes pikës kufitare Velke Kapusany, ishin në 739.826 megawatt në orë, pak më poshtë se ditën e shtunë dhe shumë më pak se niveli i javëve të fundit.
Kjo rënie po balancohet me rritjen e dërgimit të gazit nga Republika Çeke drejt Sllovakisë, çka do të thotë se rrjedha nga Sllovakia drejt pikës austriake Baumgarten, vazhdon të jetë relativisht e qëndrueshme, krahasuar me nivelin e ditëve dhe javëve të fundit./VOA/
Të tjera
-
Shpërndahet sërish në internet Testi i Arritshmërisë
Mbi 23 mijë nxënës po i nënshtrohen sot pjesës së dytë të Testit të Arritshmë...
-
Policia jep detajet e fundit për aksidentin mes autobusit dhe një veture ku vdïq shoferi i veturës
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin që ndodhi të enjten në Keqek...
-
Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate
Me ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate “Dr.Fran...
-
Arrestohet instruktori i një autoshkolle në Pejë, pranoi 500 euro për kryerjen e testit
Është arrestuar një person në Pejë, pasi që është zënë në flagrancë duke pran...
-
Qeveria sot pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut”
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në mbledhjen e sotme...
-
22 vite e gjashtë muaj burgim për katër të akuzuarit për vrạsjen e Oliver Ivanoviq
Me 22 vite e gjashtë muaj burgim janë dënuar katër të akuzuarit për përfshirj...
-
Haziri tallet me Kurtin: Ka mundur në Prishtinë me i thënë ato deklarata, pa shku në Bruksel hiç
Lutfi Haziri thotë se raporti i Kurtit me partnerët ndërkombëtarë është i kuf...
-
Parlamenti gjerman zgjat mandatin e ushtarëve të saj në Kosovë
Ushtarët gjermanë do të marrin pjesë për një vit tjetër në praninë ndërkombët...
-
Organizatorët e “Mirëdita, Dobar Dan”: Shteti serb mbajti anën e huligạnëve
Organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka reaguar e indinjuar ...
-
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vra*jes së Oliver Ivanoviqit
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë sot aktgjykimin për rastin e...
-
Kurti për ndalimin e “Mirdita, dobar dan”: Në vend të artistëve, Serbia dje ia dha fjalën grupeve të huliganëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas ndalimit të festivali “Mird...
-
Sot mblidhen dy komisione parlamentare, ky është rendi i ditës
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot pritet të mblidhen dy komisione parla...