Europa, sot vala e re e të nxehtit: Në SHBA fillojnë zjarret!

Autori: Gazeta inFokus
11:39 | 18 July 2023
Europa është kontinenti që po nxehet më shpejt në të gjithë globin, sipas ekspertëve.
Dita e sotme sjell një valë të re nxehtësie ndërkohë që zjarret kanë nisur të përfshijnë pjesë të saj duke shtyrë autoritetet të urdhërojnë evakuimin e 1.200 fëmijëve pranë një resorti bregdetar grek. Kulmi i përvëlimit pritet ne ishujt italianë të Sicilisë dhe Sardenjës, të cilët llogaritet të preken nga një temperaturë maksimale prej 48 gradësh celsius, sipas parashikimeve të Agjencisë Europiane e Hapësirës.
Rekordi i mëparshëm i temperaturës në Evropë u regjistrua në vitin 2021 në Sicili, që arriti në 48.8 gradë celsius, sipas agjencisë së motit të OKB-së. Në Spanjë, zhiva e termometrit shënoi 44.7 gradë celsius në qytetin jugor të Jaenit. Ndërsa në Qipro ku temperaturat nuk janë ulur më nga niveli i 40 gradëve, një 90-vjeçar vdiq nga i nxehti e tre të moshuar të tjerë u shtruan në spital.
Autoritetet shëndetësore, nga Amerika e Veriut, Evropa e Azia, kanë lëshuar paralajmërime, duke u kërkuar njerëzve të qëndrojnë të hidratuar dhe të kërkojnë strehim nga dielli përvëlues. Kina raportoi një rekord të ri për mesin e korrikut në veriperëndim të vendit, ku temperaturat arritën në 52.2 gradë celsius në fshatin Sanbao të rajonit Xinjiang, duke thyer nivelin e mëparshëm prej 50.6 gradësh celsius, të vendosur gjashtë vjet më parë.
Temperaturat e larta po mundojnë edhe shtetet perëndimore dhe jugore të SHBA-së. Në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një vend që shpesh njihet si një nga më të nxehtit në Tokë, temperaturat u rritën në nivele gati rekord prej 52 gradësh Celsius ndërsa zjarre të shumta shpërthyen në zonat rurale në lindje të Los Anxhelosit. Zjarri më i madh, i quajtur “Zjarri i Lepurit”, shkrumboi rreth 8.000 hektarë dhe u raportua se vetëm 35 për qind e tij është arritur të vihet nën kontroll. Në Kanadanë fqinje, autoritetet raportuan 882 vatra zjarri aktive të hënën, me 579 prej tyre të kategorizuara si jashtë kontrollit.

Të tjera
-
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar
Një bisedë e kryeministrit Kurti me dy komedianë rusë, ka nisur të shkaktojë ...
-
Pasi Çekut iu refuzua kërkesa për ta vizituar Preshevën edhe ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë
Ministrit të Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar, i është ndaluar hyrja ...
-
Gërvalla paralajmëronte “lëvizje me shumë shtete” e Kurti thoshte se s’ka premtuar njohje – Pacolli ia sjell një vendit pas 4 vjetësh
Pa ndonjë fuqi politike në vendin e tij, Behgjet Pacolli u bë meritor për njo...
-
“Pranku” i komedianëve rus ndaj Kurtit, reagon Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas “Prankut” rus ndaj kryeministrit Albin Kurti...
-
Agjenda e KQZ’së nesër: Certifikimi i rezultateve dhe zëvendësimi i deputetëve që kanë hequr dorë nga mandati
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet nesër. Në rendin e ditës që e ka s...
-
Ngjarjet e fundit tronditëse në Vushtrri, policia kryen kontrolle në tre shkolla
Pas ngjarjeve të fundit tronditëse në Vushtrri janë marrë masa shtesë për të ...
-
Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Çitaku: Të biesh në grackë s’është e turpshme, skandaloze ishte përmbajtja
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar mashtrimin në ...
-
Çekut i refuzohet kërkesa për ta vizituar Preshevën, ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë
Ministrit të Shëndetësisë së Serbisë, Zllatibor Llonçar, i është ndaluar hyrj...
-
Partia Demokratike Turke e Kosovës beson fuqishëm në pafajsinë e Damkës
Partia Demokratike Turke e Kosovës ka reaguar lidhur me akuzat që po bëhen nd...
-
Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë kundër një personi për vrasje të rëndë në tentativë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër K.Z. të dyshuar pë...
-
Vetëvendosje e pakënaqur me vendimin e Supremes për votat me postë: Parashtrojmë kërkesë në Kushtetuese
Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pasi Supremja ia refuzoi...
-
Tregu i hapur për energji shqetëson bizneset, Rizvanolli thotë se do t’i përkrahin ato me skema mbështetëse
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë sot pjesë në një diskutim ...