Europa goditet nga vala e të nxehtit afrikan, ja çka po ndodh
Autori: Gazeta inFokus
08:12 | 03 August 2017
Europa po përjeton këto ditë një mot ekstrem, me valët e të nxehtit afrikan dhe përmbytje.
I nxehti ekstrem ka shkaktuar zjarre në vendet e jugut të kontinentit si Kroacia, Italia, Mali i Zi, Portugalia apo jugu i Francës, ndërkohë që thatësira ka sjellë probleme të furnizimit me ujë në shumë zona.
Turistët në plazhet e Kroacisë qëndrojnë poshtë çadrave dhe herë pas here, kridhen në det për t’u freskuar. Me temperaturat që shkojnë deri në 40 gradë celsius në hije, shumë syresh e shmangin detin nga paraditja deri në pasdite vonë.
“Në mesditë është nxehtë. I rrijmë larg detit. Duhet të kujdesemi për veten,” shprehet një turiste.
“Pasdite flemë. Notojmë herët në mëngjes dhe në mbrëmje, nga ora 06:00 deri në 08:00,” thotë një turist.
Pas valëve të të nxehtit që vijnë nga Afrika Veriore, shërbimet e urgjencës i kanë paralajmëruar të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të zemrës që të mos dalin nga shtëpia në oraret e pikut.
Zjarri i muajëve të fundit në qytetin bregdetar të Splitit shkatërroi mijëra hektarë pyje, tokë bujqësore dhe të paktën 15 shtëpi. Shumë qytete bregdetare u goditën nga stuhitë dhe dallgët e detit arritën lartësi të pazakonta.
Gjendja duket më e qetë më në veri të kontinentit. Në kryeqytetin çek, Pragë, vendasit dhe turistët përpiqen të freskohen sadopak, duke lundruar varka në lumin Vltava. Instituti Meteorologjik i Çekisë paralajmëroi se vala e të nxehtit mund të vazhdojë deri në fund të javës.
Organizata Botërore e Meteorologjisë me bazë në Gjenevë thotë se moti ekstrem, si ky këtë vere, është i pazakontë.
“Gjen pak raste të ngjashme në 150 vitet e kaluara, por tre dhjetvjeçarët e fundit, kemi shënuar përherë e më shumë situata ekstreme klimatike, si kjo e këtij viti”.
Organizata thotë se temperaturat do vazhdojnë të rriten, nëse nuk kufizohen aktivitetet që kontribuojnë në ngrohjen globale. Ajo bën thirrje që njerëzit të marrin masa për t’u mbrojtur nga kushtet ekstreme të motit, duke krijuar sisteme paralajmëruese, strehë dhe ekipe të ndërhyrjes së shpejtë.
Kopshti Zoologjik i Vienës ka marrë ndërkohë masa për ta bërë të nxehtin e verës më të përballueshëm për kafshët. Pishina e elefantëve u ndërtua në kohë për verën.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































