Europa e mbërthyer nga dimri, në Australi temperaturat shkojnë në 50 gradë
Autori: Gazeta inFokus
06:55 | 14 Janar 2022
Autoritetet australiane kanë raportuar se temperaturat të enjten kanë arritur në 50.7 gradë Celsius, duke barazuar rekordin e vitit 1962.
Kjo temperaturë e lartë është raportuar në Onslou të Australisë Perëndimore, ndërsa rekordi i viteve më parë ishte regjistruar në jug të Australisë. Onslou dhe rajonet përreth, mund të regjistrojnë temperatura rekorde sërish, pasi moti pritet të jetë edhe më i nxehtë të premten.
Australia Perëndimore është përballur me zjarre të mëdha muajin e kaluar. Si pasojë janë djegur mbi 6,000 hektarë tokë dhe shumë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.
Përveç Onslout, edhe qytezat e tjera si, Mardi dhe Robërn, kanë regjistruar temperatura mbi 50 gradë Celsius të enjten. Valët e nxehtësisë janë duke u bërë gjithmonë e më ekstreme, për shkak të ndryshimeve klimatike.
Bota është ngrohur me 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat pritet të rriten përsëri, nëse vendet më të fuqishme të botës nuk do marrin masa për të ndalur rritjen e temperaturës globale.

T� tjera
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
































