Lajme

Euronews shkruan për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 20 April 2019

Rrjeti i lajmeve Euronews i ka kushtuar një artikull kthimit të 110 qytetarëve nga Siria në Kosovë.

Më shumë se 300 shtetas të Kosovës kanë udhëtuar drejt Sirisë që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2012, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ky rrjet tregon për 70 burrat nga Kosova që u vranë duke luftuar së bashku me grupet militante në Lindje të Mesme.

-Advertisement-

“Vendet e Ballkanit tani janë duke u ballafaquar me mënyrën se si duhet t’i trajtojnë shtetasit që dëshirojnë të kthehen nga Siria”.

“Pas shpërbërjes së Shtetit Islamik, tani personat që kanë luftuar përkrah grupeve terroriste synojnë të kthehen nëpër vendet e tyre”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera