Eurodeputetja gjermane reagon për fshirjen e shqiptarëve nga listat e votimit në Serbi

Autori: Gazeta inFokus
19:01 | 03 April 2022
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka reaguar pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi, duke kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.
Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së qytetares Teuta Fazliu nga Bujanoci, e cila ka bërë të ditur në Tëitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.
“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, i ka shkruar Von Cramon një eurodeputeteje tjetër.
Para dy vjetësh, Teuta Fazliu nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, u njoftua nga autoritetet komunale të Bujanocit se emri i saj është hequr nga lista e vendqëndrimit ku kishte qenë e regjistruar.
“Shteti i Serbisë më fshin nga lista e votuesve vetëm pse jam shqiptare e Bujanocit. Kush do të më mbrojë? BE, Kosova apo Shqipëria”, ka shkruar ajo në Twitter.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc thonë se është rritur dukuria e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, gjë e cila po e ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.
Sipas vlerësimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.
I couldn't vote today, because my country wiped me from voting list because I am albanian.
Bujanovac is my town I was born here and grow up! @ViolavonCramon— Teuta Fazliu (@teutafazliu) April 3, 2022

Të tjera
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...