Lajme

Eurodeputeti – Serbisë: Dialogut s’duhet t’i referoheni si Prishtinë-Beograd, shtetet dialogojnë

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 18 July 2022

Eurodeputeti, Lukas Mandl ka thënë se dialogu nuk duhet të referohet si “Prishtina dhe Beogradi”, por si dialogu Kosovë-Serbi, pasi siç tha ai dialogu zhvillohet mes shteteve e jo qyteteve.

“Qytetet nuk bisedojnë mes vete, por shtetet”, ka qenë i qartë eurodeputeti gjatë një interviste për Danas, transmeton Express.

Mandl ka qëndrim të qartë pro pavarësisë së Kosovës, kështu ka kërkuar nga Serbia ta pranojnë këtë – e të rreshtohen kah perëndimi.

-Advertisement-

Pikërisht, këtu po çalon Serbia, pasi tha se “Beogradi ka bërë gabim të madh që s’ka vendosur sanksione ndaj Serbisë”.

“Kjo është arsyeja pse shumë tani po e ndjekin me vëmendje sjelljen e shtetit të Serbisë dhe kjo në mënyrë indirekte tërheq vëmendjen ndaj qëndrimit të papranueshëm të Serbisë ndaj Kosovës, i cili po vazhdon për shumë vite”, ka thënë ai.

Serbia përkundër se ka dalë në mbrojtje të sovranitetit territorial të Ukrainës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera