Lajme

Eurodeputeti holandez uron qytetarët e Kosovës: Ju jeni pjesë e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 18 April 2023

Parlamenti Europian sot ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili është raportues për vizat e Kosovës në PE, pas këtij miratimi tha se më në fund e realizuan një premtim të vonuar për Kosovën.

“Parlamenti Europian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Europës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët europiane”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera