Lajme

Eurodeputeti gjerman për masat e BE-së ndaj Kosovës: Çmenduri politike, shtetet anëtare ta ndalojnë këtë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 14 Qershor 2023

Deputeti i Parlamentit Europian, Reinhard Bütikofer e ka quajtur çmenduri politike mundësinë që komuniteti euroatlantik t’i vendosë sanksione Kosovës për shkak të qëndrimit në lidhje me situatën e tensionuar në veri.

“Kjo është një çmenduri e plotë politike! Dhe sigurisht që do të shkonte kundër vullnetit të Parlamentit Europian, i cili demonstroi vendosmërinë e tij për të vazhduar punën me Kosovën duke pritur sot në Strasburg Presidentin Osmani”, shkroi ai.

“Shtetet anëtare duhet ta ndalojnë këtë!”, shtoi Bütikofer, duke shpërndarë një artikull të “Euractiv”, platformës mediatike të specializuar në publikimin “online” të artikujve të fokusuar te politikbërja në Europë me titullin “Kosova mund të përballet me sanksione të afërta perëndimore”.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy