Lajme

Eurodeputeti austriak e ‘gozhdon’ Lajçakun me pyetje për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 26 November 2021

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl i ka replikuar Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në rrjetin social Twitter se kur do të shënojë rezultate konkrete nga angazhimi i tij në dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Express.

Mandl e ka pyetur Lajçakun se çfarë ka arritur sa i përket njohjes së Kosovës nga 5 shtetet e BE-së dhe nga Serbia.

“Në rregull. Kur do të tregojë rezultate përpjekja jote? Çfarë ke arritur deri tani sa i përket njohjes nga pesë shtete anëtare dhe nga Serbia në mënyrë që të vendoset normalizim në kontakt dhe ndërveprim? Njerëzit e Evropës meritojnë rezultate”, ka shkruar Mandl.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy