EULEX: Situata e sigurisë në veri, e brishtë – s’mund ta zëvëndesojmë Policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
18:14 | 23 November 2022
Eulexi vlerëson se situata e sigurisë në veri të Kosovës është e brishtë.
Nga misioni kanë thënë se ata nuk mund ta zëvendësojnë Policinë e Kosovës, ani se kanë rritur dukshëm patrullimet atje.
“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është e brishtë. Në veri të Kosovës ka një vakum sigurie pas dorëheqjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. EULEX-i mund ta plotësojë vetëm pjesërisht këtë vakum dhe EULEX-i nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës”, theksuan nga Eulex.
Eulexi sqaron se është vetëm reagues i dytë i sigurisë në Republikë.
“EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës, që është pjesë e një mekanizmi reagues sigurie me tre shtresa ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe NATO/KFOR-i është i treti. Si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, EULEX-i mban një koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in. Në rolin e saj si reagues i dytë i sigurisë, NFP-ja e EULEX-it do të angazhohet vetëm me kërkesë të qartë të Policisë së Kosovës”, pohojnë nga Eulex për “Front Online”.
Nga ky mision kanë treguar se e kanë rritur numrin e pjesëtarëve të tyre si rezultat i zhvillimeve të fundit.
Po ashtu kanë thënë se po i monitorojnë nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës.
“Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it përbëhet nga 105 policë polakë. Më 8 nëntor, një njësi policore e formuar rezervë e përbërë nga 23 xhandarë nga karabinierët italianë u dislokua përkohësisht në Kosovë për të përforcuar kapacitetet e Njësisë së Formuar Policore të EULEX-it. Më 17 nëntor, pesë policë shtesë nga Lituania iu bashkuan Njësisë së Formuar Policore të EULEX”.
“EULEX-i tashmë ka rritur ndjeshëm patrullat e lëvizshme të zbulimit të Njësisë së Formuar të Policisë dhe Njësisë së Formuar të Policisë Rezervë në veri të Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në mënyrë që të monitorojë nga afër të gjitha zhvillimet. Që nga 16 nëntori, në komunat veriore po patrullojnë në këmbë edhe oficerët e njësisë policore të formuar të EULEX-it dhe njësisë policore të formuar rezervë. Përveç kësaj, EULEX-i monitoron situatën në pikat e përbashkëta të kalimit në Jarinjë dhe Bërnjak, duke përfshirë edhe praninë e Njësisë së Formuar të Policisë. Pjesëtarët e Njësisë së Formuar të Policisë dhe Njësisë Policore të Formuar Rezervë punojnë me turne dhe po kryejnë patrullime zbulimi 24/7”, thuhet tutje në përgjigjen e Eulex.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...