Lajme

EULEX: Po patrullojmë 24 orë në veri

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 09 December 2022

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), kanë thënë për Front Online se pasi situata në veri nuk është e qetë janë duke patrulluar 24 orë.

Kanë treguar se në nëntor kanë vendosur edhe një njësi policore të formuar rezervë të përbërë nga 24 xhandarë italianë dhe pesë lituanezë.

“Përveç Njësisë policore të formuar të EULEX- it, e cila përbëhet nga 105 policë, Misioni përkohësisht vendosi në nëntor një njësi policore të formuar rezervë të përbërë nga 24 xhandarë italianë dhe pesë lituanezë. Anëtarët e njësisë policore të formuar të EULEX dhe njësisë policore të formuar rezervë po kryejnë patrulla të lëvizshme zbulimi 24/7, duke punuar me turne dhe ata po mbikqyrin gjendjen e sigurisë në Kosovën e veriut, duke përfshirë Mitrovicën e Veriut”, thuhet në përgjigjen e tyre.

-Advertisement-

Në një përgjigje për Front Online nga misioni kanë thënë se ata nuk mund ta zëvendësojnë Policinë e Kosovës, ani se kanë rritur dukshëm patrullimet atje.

“EULEX nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës, e cila është përgjegjësi i parë i sigurisë i Kosovës. Misioni mund të mbushë vetëm pjesërisht boshllëkun e sigurisë që u krijua në Kosovën e veriut pas dorëheqjes së policëve serbë të Kosovës nëpërmjet rritjes së pranisë së tij në terren”, thuhet më tutje në përgjigjen e tyre.Në përputhje me mekanizmin e përgjigjes së sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës është përgjegjësi i parë i sigurisë, EULEX është i dyti dhe NATO/KFOR është i treti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera