EULEX: Nuk do të dorëzohemi për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve

Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 27 April 2017
Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, në Ditën Nacionale të Personave të Pagjetur, ka deklaruar se zbulimi i fatit të rreth 1665 personave që ende nuk janë gjetur vazhdon të jetë prioritet për EULEX-in, por derisa EULEX është këtu, ata nuk do të dorëzohen kurrë.EULEX-i përmes një komunikate ka shfrytëzuar këtë rast për t’i përkujtuar të zhdukurit dhe gjendjen e vështirë të familjeve të tyre.
EULEX-i thotë se vazhdon të jetë i përkushtuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.
Me këtë rast EULEX-i ka ftuar ato familje që deri më tash kanë hezituar, që të bashkëpunojnë me autoritetet, si për shembull duke i dhënë mostrat e gjakut për analiza të ADN-së, që në këtë fazë është shumë e rëndësishme për identifikim.
“Derisa EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar për kërkimin dhe identifikimin e të pagjeturve, ai po punon drejt zhvillimit të kapaciteteve vendase në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore duke u përgatitur që ta bëjë bartjen e përgjegjshme të këtij procesi në pronësi vendase. Që prej fillimit të misionit në dhjetor të vitit 2008, mbetjet mortore të 494 viktimave u janë kthyer familjeve të tyre. Ky është rezultat i punës intensive në teren, ku janë realizuar mbi 566 operacione në teren dhe janë analizuar rreth 2196 mostra të ADN-së”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Të tjera
-
Sekretari i OKB-së paralajmëron luftë më të gjerë: Shanset për paqe në Ukrainë po zvogëlohen
“Perspektivat për paqen në Ukrainë vazhdojnë të zvogëlohen, shanset për përsh...
-
Perëndimorët i druhen një konflikti Kosovë-Serbi nëse nuk nënshkruhet marrëveshja
Situata mbetet e tensionuar në veri, pasi fuqitë perëndimore ndihmuan në zgji...
-
Pranimi i planit franko-gjerman nga Kurti: Si e komentojnë analistët politik!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak,...
-
A po rikthehen reduktimet? KEDS lëshon alarmin
KEDS përmes një njoftimi ka apeluar për kursim të energjisë elektrike. Siç th...
-
Paralajmërimi i frikshëm i Baton Haxhiut: Pas Asociacionit, vjen diçka më e rëndë për Kosovën
Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se themelimi i Aso...
-
Greqia dhe Turqia rifillojnë marrëdhëniet diplomatike pas tërmetit
Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë nxitur kontaktin e parë të drejtpërdrejtë...
-
A ka kërkesë për Asociacion nga boshnjakët në Kosovë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje i ka reaguar deputetit serb, Usam...
-
Skandal në Durrës, prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun e nënës, Babai bën pazaret: Bëj ç’të duash me beben
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fitimprurës tek një f...
-
LAJMI I FUNDIT: Ambasada Amerikane vazhdon negociatat me shoqërinë civile për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
Ambasada Amerikane vazhdon negociatat me shoqërinë civile për themelimin e As...
-
Beqa e fton Kurtin urgjentisht në Kuvend: Çka ke pranuar o Albin?
Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka reaguar pasi kryeministri Albin ...
-
Rritet bilanci, 3000 të vdekur nga tërmeti në kufirin Turqi-Siri
Ka shkuar në 3000 numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri si...
-
Fatkeqësi mbi fatkeqësinë në Siri, gazetari: Ndërkombëtarët nuk ndihmojnë dot të prekurit nga tërmeti, shteti nuk i lejon
Siria që u godit rëndë nga tërmeti këtë të hënë në mëngjes është në një katas...