EULEX: Kosova vendos se a do ta lejojë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 17 January 2018
Serbia ka kërkuar zyrtarisht që të përfshihet në hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Ivanoviq u vra dje nga persona ende të paidentifikuar dhe për këtë Serbia ka dërguar kërkesë në Zyrën e BE’së në Beograd. Nga Zyra e EULEX’it kanë konfirmuar autoritetet vendore duhet të merren me çështjen e lejimit apo mos lejimit të Serbisë në këto hetime
Pak orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që ndodhi dje orët e para të mëngjesit para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës, Serbia kërkoi të përfshihet në hetimet për vrasjen e politikanit serb.
Në një përgjigje për Gazetën Express, Zyra e EULEX’it ka bërë të ditur se ata nuk marrin vendime të kësaj natyre, por që kjo është detyrë e autoriteteve vendore kosovare se a do ta përfshijnë Serbinë në hetime apo jo.
“Misioni i EULEX nuk merr vendime të kësaj natyre. Autoritetet vendore vendosin se a do të përfshihet apo jo Serbia zyrtare në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq”, thotë EULEX, për Express.
Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Ministria e Drejtësisë e Serbisë kërkesën për përfshirje në këtë hetim e ka dorëzuar në zyrën e BE-së në Beograd, një kanal i zakonshëm për komunikim ndërmjet palëve. Kjo kërkesë tashmë ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës
Aktualisht hetimet po kryhen nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, nga një prokuror shqiptar dhe serb.
Por, të martën, pala serbe, më saktësisht Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, ka thënë se Serbia do t’i drejtohet zyrtarisht UNMIK-ut dhe EULEX-it që edhe organet serbe të përfshihen në hetime.
Të tjera
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...
-
Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova
Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, p...
-
Pamje nga përlẹshja, bëhen “llom” deputetët në Kuvendin e Serbisë
Debati i deputetëve të Kuvendit të Serbisë për Propozimin e Buxhetit për viti...
-
Gjermania “lodhet” nga ukrainasit/ Nëse fitojnë zgjedhjet, konservatorët do shkurtojnë ndihmat për 1.2 milionë refugjatë
Nëse partitë konservatore CDU-CSU, fitojnë zgjedhjet e shkurtit 2025, ato mun...
-
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit
Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha kës...
-
Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një “rezervë kombëtare me bitcoin”
Ardhja e Donald Trump si “presidenti i parë i kriptove” ka trazuar industrinë...
-
Kurti pret në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqed...
-
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve në Maqedoninë e Veriut, i papranueshëm
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi i ka shprehur shqetësimin kryetarit të Kuvendit ...
-
Lushtaku iu shkon për vizitë ish-krerëve të UÇK-së: Do të kthehen në mesin e popullit, drejtësia triumfon
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku sot ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashi...