Lajme

EULEX-i tre orë bastisje të zyrës së OVL-UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 25 September 2020

Ka tri orë që EULEX-i ka bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

E bastisja po vazhdon ende, edhe pas arrestimit të Kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucati të cilin tashmë e kanë nisur për në Hagë.

Bastisja po bëhet nga njësi të EULX-it së të cilët po asistohen edhe nga Policia e Kosovës të cilët po ashtu po vazhdojnë të qëndrojnë te dyert e zyrave të Organizatës së Veteranëve.

-Advertisement-

EULEX-i gjatë bastisjes ishte i pajisur me armë të gjata dhe më pas është pajisur edhe me materiale të tjera shtesë, gjatë procesit të bastisjes.

Ky është arrestimi i dytë që EULEX po kryen për Gjykatën Speciale e i arrestuari i parë ishte Salih Mustafa ish epror i UÇK-së i cili u arrestua te enjten në shtëpinë e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera