EULEX-i ngatërroi mbetjet mortore të serbëve me ato të shqiptarëve
Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 22 February 2019
Në të paktën tri raste të identifikimit të mbetjeve mortore, misioni i EULEX-it ka dështuar ta kryejë me përgjegjësi detyrën e tij.
Bazuar në disa dokumente të cilat i ka siguruar Kohavisioni, misioni evropian për sundim të ligjit, në një rast, ka vënë mbetjet mortore të serbëve nën kodet e varrezave masive, me shqiptarë që janë gjetur në Serbi.
Mbetje mortore të serbit me inicialet P.D., i gjetur në një varrezë në Malishevë, në raportet e ekspertëve të EULEX-it janë vënë nën kodin DSK1-RCAL3, kod ky i identifikimit të mbetjeve mortoreve të ardhura nga Peruçaci.
Ky fakt ka shqetësuar punëtorët vendorë të Institutit të Mjekësisë në Prishtinë, të cilët kanë kërkuar nga EULEX-i ndryshim dhe përmirësim të kodeve për shkak se një gjë e tillë mund të krijojë situata të paqena, pasi që, sipas tyre, në Peruçac ishin dërguar eshtrat e shqiptarëve të vrarë nga ushtria e policia serbe.
Edhe pse kërkesa e tyre ishte bërë në nëntor të vitit të kaluar, EULEX-i nuk i ka përmirësuar gabimet.
Bashkë me këtë rast, EULEX kishte kërkuar edhe mbylljen e dy rasteve të tjera pa dorëzuar fare raport të autopsisë dhe raport antropologjik.
Në një tjetër rast, EULEX kishte dështuar të identifikonte se cilit prej tre vëllezërve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë u takonin mbetjet mortore. Njëjtë ka vepruar edhe me mbetjet mortore të H.G.
EULEX-i nuk ka dhënë sqarime dhe në përgjigjen e tyre ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se janë vetëm ndihmës të Institutit që nga 15 qershori i këtij viti.
Nga ana tjetër, drejtori i këtij instituti, Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka pranuar që ka pasur një shqetësim nga punëtorët vendorë.
Kosova nuk ka ende antropologë dhe shumicën e shërbimeve i kanë kryer ekspertët e huaj në kuadër të misioneve të ndryshme që kanë punuar në Kosovë.
Antropologu i parë vendor do të nisë punën në qershorin e këtij viti.
Gjatë viteve 99-2000, 4 mijë e 19 persona janë varrosur në Kosovë pa analiza të ADN-së me metodën klasike të bërë nga Tribunali i Hagës.
Në vitet pasuese, 2002-2008, është identifikuar pjesa më e madhe e të pagjeturve që kanë ardhur nga tri varrezat masive në Serbi, përkatësisht Peruçac, Batajnicë dhe Bajnabashta.
Prej vitit 2008 deri në qershor të 2018, ky proces është udhëhequr nga EULEX-i. Gjatë kësaj kohe janë kthyer 53 trupa nga Rudnica.
Ndërsa familjarët kishin varrosur rreth 2 mijë persona pa kurrfarë analize. Prej 6 mijë personave që janë varrosur pa analiza të ADN-së, 20 përqind e tyre besohet se janë varrosur gabimisht. /KTV
Të tjera
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....