Lajme

EULEX-i mirëpret mënyrën paqësore të votimit në veri

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 21 April 2024

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano është shprehur i kënaqur se si ka shkuar procesi i votimit në katër komunat veriore.

Përmes një postimi në platformën X, Barbano ka thënë se për EULEX-in është i pranueshëm zhvillimi i një procesi paqësor të votimeve.

“Pas përfundimit të votimit, EULEX-i pranon mënyrën paqësore në të cilën u zhvillua procesi. Përshëndesim përpjekjet e shfaqura nga të gjithë ata që janë përfshirë në ofrimin e sigurisë në 4 komunat veriore gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Barabano.

-Advertisement-

Ndryshe pas përfundimit të votimit në veri, presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në proces.

Ajo tha se qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan mundësinë për ndryshimin e kryetarëve për shkak të presionit të Beogradit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera