Sport

Etrit Berisha flet për mundësinë që i’a prishi koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 26 October 2020

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka folur për mundësinë që kishte për të kaluar tek një skuadër e madhe, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë për Zona Gol në Supersport, Berisha ka folur për aventurën e tij të re në Serie B dhe kombëtaren shqiptare.

”Serie B është diçka e re për mua. Me siguri që do jetë një sfidë e rëndësishme në karrierën time. Gjithsesi duhet të kthehem aty ku e meritoj. Gjatë merkatos ka patur interesim dhe mundësi transferimi. Dëshira ime nuk është realizuar prej COVID-it. Një skuadër e madhe më ka mbetur peng. Ka patur edhe disa ekipe të tjera që kanë qenë disi më inferiore”.

-Advertisement-

“Grupi që kemi patur me Shqipërinë, vështirë se do bëhet ndonjëherë. Kemi shumë lojtarë të rinj që po inkuadrohen. Këto dy ndeshje kemi treguar karakter”, u shpreh Berisha./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera