Ethet në trup, ja çfarë tregojnë për shëndetin
Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 04 June 2020
Ethet na pushtojnë herë pas here në momente krejt të papritura. Ato mund të shfaqen edhe kur njeriu ka temperaturë por jo gjithmonë ndodh kështu. Ethet mund të shfaqen për arsye nga më të ndryshmet por edhe si simptomë e disa sëmundjeve.
I tillë është rasti i hipotiroidizmit që shkakton ndjeshmëri të lartë ndaj të ftohurës. Në këtë artikull do të mësoni për shkaqet e etheve dhe si mund t’i mbani ato nën kontroll.
I Ftohti
Kur bën ftohtë, njeriu mund të ketë ethe pa patur temperaturë. Nëse jeni lagur nga shiu keni ethe sepse trupi prodhon më shumë energji që të përshpejtojë avullimin e ujit nga rrobat. Njeriu ka ethe edhe kur fryn erë sepse kjo e fundit largon ngrohtësinë në lëkurën e njeriut dhe në rroba.
Hipotiroidizmi
Problemet me prodhimin e pamjaftueshëm të hormoneve të tiroides i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe më të prirur të kenë ethe. Në rastin e hipotiroidizmit, ethet shoqërohen me shtim në peshë, plogështi, konstipacion, dhimbje muskujsh e të tjerë.
Infeksionet
Ethet janë shenjë e një infeksioni të mundshëm në organizëm. Në këto raste, ethet janë të parat që shfaqen dhe më pas ndiqen nga temperatura.
Aktiviteti Intensiv Fizik Në Të Ftohtë
Njerëzit që kryejnë aktivitete intensive fizike në të ftohtë vuajnë më shumë nga ethet. Kjo ndodh sepse kur njeriu kryen aktivitet fizik, organizmi prodhon më shumë nxehtësi. Në momentin që njeriu mbaron aktivitetin fizik do të ketë shumë ftohtë.
Anemia
Ethet dhe ndjesia e vazhdueshme e të ftohtit është një nga simptomat e anemisë. Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e ushqyerjes së keqe, sëmundjeve, medikamenteve dhe moshës. Anemia prek më shumë gratë se meshkujt.
Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?
Nëse ethet ju pushtojnë pas ekspozimit në të ftohtë ose shfaqen përpara temperaturës, atëherë nuk është e nevojshme të shkoni tek mjeku. Nga ana tjetër, nëse keni ftohtë kur temperaturat janë të larta apo edhe pse jeni veshur trashë, atëherë kemi të bëjmë me një problem të fshehur mjekësor i cili mund të diagnostikohet nga mjeku./AgroWeb
Të tjera
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...