Ethet hemorragjike nuk janë zhdukur në tërësi

Autori: Gazeta inFokus
16:02 | 29 May 2017
Në QKUK mjekët thonë për rtklive.com se për dallim prej viteve tjera, sivjet është një vit i ‘qetë’ sa i përket epidemisë.
Prof.dr. Sali Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive në QKUK ka thënë se “ky është një vit i qetë”, për dallim prej vitit 2013 kur thotë se kemi pasur një epidemi qëe rezultoi me 11 vdekje.
Doktori Ahmeti në një rrëfim për rtklive.com ka thënë se tashmë jemi në sezonin e shfaqjes së rasteve të sëmundjes.
“Por deri më tani kemi pasur vetëm raste pickimesh”, ka thënë doktori Ahmeti.
Sivjet, raste me ethet e minjëve
Ai ka shtuar se sivjet karakteristike janë dy raste me sindromin tjetër të etheve, atë veshkor apo të njohur ndryshe në opinion si ethet e minjëve.
Doktor Ahmeti ka thënë se numri i uljes së rasteve me ethe hemorragjike krime kongo që ka marrë shumë jetë njerëzish ka shënuar një rënie për shkak të sensibilizimit të situatës nga ana e vet punonjësve shëndetësorë, mediave por edhe vet qeverisë.
Por ai ka thënë se ende është herët që kosovarët të ndjehen të relaksuar sa i përket paraqitjes së rasteve epidemiologjike të etheve hemorragjike krime kongo.
“Ende nuk mund të flasim për zhdukjen e sëmundjes dhe duhet të marrim pasa sepse duhet pasur parasysh edhe faktorin biologjik”, ka thënë infektologu Ahmeti.
Ethet hemorragjike kanë marrë jetën e 76 kosovarëve pas vitit 1989
Ai ka thënë se ka pasur raste të mos paraqitjes së epidemisë mirëpo pas disa vitesh ajo është rishfaqur. Prandaj, thotë se masat e shtuara janë të domosdoshme. “Sëmundja hyn në grupin e sëmundjeve të rënda”, ka thënë doktori Ahmeti, duke e krahasuar atë me ebolën.
Sipas tij, në Kosovë rastet e para të sëmundjes janë shfaqur në vitin 1954. Ndërkohë, deri në vitin 1989 thotë se nuk ka një kronologji të përcjelljes së rasteve. Por pas kësaj periudhe, Ahmeti ka treguar se ka pasur raste të shpeshta epidemish, përfshirë atë të vitit 1995, 2001, 2004, 2010 dhe 2013.
Ndërkohë, sëmundja vdekjeprurëse që vie nga pickimi i rriqrave të prekura me virusin e etheve hemorragjike krime kongo në Kosovë ka marrë jetën e 76 personave nga vitit 1989 e deri më tash.

Të tjera
-
Mungesa e konsensusit, analistët e shohin si zgjidhje edhe zgjedhjet e reja
Vetëm 57 vota pati sot Lëvizja Vetëvendosje në tentimin e pestë për të konsti...
-
Shoqata e Qumështit e ashpër ndaj VV-së: Mbi 20 mijë fermerë në rrezik nga thirrjet tuaja për bojkot
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka reaguar me shqetësim ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të enjten në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësir...
-
Ligji për KPK-në: VV krekoset për ‘sukses politik’ anipse u desh ta ndërronte siç tha Kushtetuesja
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë dritën e gjelbër Ligjit ...
-
Gjuajtje me armë në Prishtinë – Ky është i dyshuari dhe viktima e plagosjes
Një tjetër ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet. Burime të ...
-
Dyshohet për një të plagosur në Emshir
Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i ...
-
Tahiri: Limaj po mendon se është koha e VLAN-it e PAN-it, por Kurti është kategori tjetër
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 foli për një koalcion...
-
Kica-Xhelili: LDK nuk ndërron qëndrim, seancat çdo 48 orë janë humbje kohe
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në emi...
-
Kaos në Sarajevë – Policia e Republikës Serbe nuk lejoi Policinë e Bosnjës ta arrestojë Dodikun
Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindor...
-
Trump para një vendimi bombastik: 5000 dollarë për secilën nënë që lind fëmijë
Shtëpia e Bardhë ka marrë një sërë propozimesh që synojnë të inkurajojnë njer...
-
Vëllezërit kampionë Bakaj takojnë Sali Berishën
Dy kampionët shqiptarë të boksit, vëllezërit Amarildo dhe Roberto Bakaj, patë...
-
Në cilësinë e avokatit të familjes së rreshterit të vrarë, Koci ka një kërkesë publike
Arianit Koci në cilësinë e avokatit të familjës së policit të ndjerë, rreshte...